Tiranë- Partia e Lirisë po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i saj, Tedi Blushi, njëkohësisht kandidati për deputet në listën e sigurt të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka zhvilluar takim te Njësia nr. 5 në Tiranë, ku bëri thirrje që të votohej për numrin “1” në fletën e votimit dhe për PL si parti e Ilir Metaj si kandidat i listës së hapur.
“Ndryshimi do nisë nga zemra e Tiranës. Të lodhur nga keqqeverisja, premtimet e pambajtura dhe propaganda boshe, qytetarët mezi presin të votojnë Nr.1, për veten dhe familjet e tyre. Ulim koston e jetesës dhe rritim mirëqënien e shqiptarëve. I japim frymëmarrje biznesit të vogël të asfiksuar nga taksat abuzive dhe gjobat arbitrare. Ekonomi familjare e fortë, e nesërme e sigurtë për Tiranën”, shkruan Blushi në llogarinë personale në Facebook.
Në fund, Blushi thekson dhe apelon ndaj qytetarëve që jo vetëm të votojnë për koalicionin e djathtë dhe numrin 1, por adreson edhe votën e kandidatëve për kryetarin e PL-së, Ilir Metaj, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 nga SPAK dhe GJKKO.
“Voto nr. 1, Koalicionin “PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore”! Voto Ilir Metaj, Qarku Tiranë!”, e mbyll postimin drejtuesi i partisë.
Ilir Meta, që këtë herë ka gjeneralitetin e mbiemrit Metaj në fletën e votimit, ndodhet në listën e hapur të kandidatëve për deputetë të opozitës, në qarkun e Tiranës, duke mos pranuar përfshirjen në listën e mbyllur, në shenjë indinjate ndaj dy partive të mëdha PS-PD për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 dhe Kodit Zgjedhor të ndryshuar vitin e kaluar me listat e mbyllura.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Janar, 18:35
Arratisja e Ndocit, mendoni se Burgjet kanë standardet e duhura të sigurisë?
-
Po
15.6%
-
Jo
81.3%
-
Jam i/e dyzuar
3.1%
Vota total: 32
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Kamer Qaka 'tradhton' Tiranën për Partizanin, Ibraimi bën afrimin e parë si drejtori i 'Demave të Kuq'
14 Janar, 13:46
-
Rekord për futbollin shqiptar, 21 gjyqtarë dhe gjyqtare me stemën e FIFA-s
14 Janar, 13:10
-
Transport ilegal emigrantësh dhe trafikim automjetesh me vlerë 90 mijë euro të vjedhura në Zvicër, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë! Nisin hetimet për 2 të tjerë
14 Janar, 12:51
-
Vora rikthehet në stadiumin e rikonstruktuar, nesër luan ndeshjen kundër Partizanit! Impianti i gatshëm për sfidat ndërkombëtare (VIDEO)
14 Janar, 11:16
-
Tiranë/ Fotografonin bravat e dyerve dhe përgatiteshin për vjedhje, arrestohen 3 persona! Grabitën 3 banesa në janar (VIDEO)
14 Janar, 09:55
-
Mjekësia në Tiranë sa në Romë, tërhiqet Universiteti Tor Vergatam studentët do paguajnë të njëjtat tarifa shkollimi si në Itali
14 Janar, 08:11
-
Partia e Lirisë reagon për arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali i Durrësit, Blushi: Gëzon mbrojtje shtetërore!
13 Janar, 14:56
-
Kupa e Shqipërisë/ Hidhet shorti për fazën çerekfinale, Tirana gjen Dinamon në derbi! Partizani kundër AF Elbasanit (Çiftet)
13 Janar, 14:40
-
“Ndodhet jashtë shtetit, vetëm po të jetë i çmendur të vijë”, flet avokati i Ergys Agasit: Duan t’ja hedhin çelësat në det, s’kanë asnjë provë për të (VIDEO)
13 Janar, 13:30
-
KF Tirana kërkon 'rilindjen' nga Ballshi, Nuhiu: Respekt për Bylisin, por ne do tregojmë forcën tonë në çdo top
13 Janar, 13:02
-
'Banorët duhen dëmshpërblyer'! Partia e Lirisë akuza autoriteteve të Beratit për përmbytjet, Maliqi: Abuzim dhe paaftësi!
13 Janar, 12:24
-
Kërkojnë statusin e bashkësisë fetare, Dëshmitarët e Jehovait në gjyq me Qeverinë: Zbatoni detyrimet!
13 Janar, 10:26
Te votojme Ilir Meten apo Ilir Metaj ? Ketu diçka luhet!
PërgjigjuPo mo po e nesermja me like floririn dhe me ty gerdallen nga mbrapa .PL= parti e leckave