Zv/Kryeministrja Ledina Mandija u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i cili e informoi me ecurinë e zbatimit të masave të marra nga Policia e Shtetit  për menaxhimin e procesit zgjedhor deri në këto momente.

Mandia dhe Çako, kanë vizituar Grupin e Drejtimit dhe Koordinimit në DPPSh, që është ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor, dhe marrjen në kohë reale të çdo informacioni për çdo qendër votimi që ka të bëjë me Policinë e Shtetit.

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtues i Lartë Altin Qato, ka njohur zv/Kryeministren me masat e mara që nga fillimi i procesit e deri në këto momente, si dhe me Programin e Menaxhimit të Shërbimeve të Policisë së Shtetit, për procesin e votimit.

"Këtu aktualisht kemi një sistem elektronik të dixhitalizuar të të dhënave për vendosjen e policisë dhe mënyrën se si do të funksionojë kjo.

Nëpërmjet këtij programi do të kontollojmë online duke marrë informacion në kohë reale edhe për qendrën e votimit më të largët”,
është shprehur Haki Çako.

Mandija ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit ndërsa u shpreh se është e rëndësishme që të vijiojë në mënyrë që procesi të shkojë sa më mirë.

“Me Policinë e Shtetit kemi patur bashkëpunim në denoncimin e rasteve të ndryshme të cilat kanë ardhur nga subjekte elektorale por dhe qytetarë, që kanë pretenduar për raste shitblerjeje të votës, apo të intimidimit të tyre, apo të presionit të ushtruar për të marrë në një mënyrë ose tjetër kartën e identitetit pra tentativë për të blerë votën.

Eshtë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes institucioneve dhe zbardhja përmes referencave përkatëse të cilat pastaj i referohen organit të prokurorisë në qoftë se do të ketë raste. Pra unë e shoh me shumë interes këtë”
, u shpreh Mandija.

cako
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com