‘Zgjedhorja’, Damian Gjiknuri për Report Tv: Opozita s'e do marrëveshjen, koalicionet parazgjedhore ‘kurth’ i PD! Fitojmë më shumë se në 2021

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër palët nuk kanë arritur konsensusin. Bashkëkryetari i PS për Repormën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuar në Report Tv fajin për mos arritjen e një marëveshje ia lë opozitës.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri thotë se kërkesa për kthimin e koalicioneve parazgjedhore është një ‘kurth’ i Partisë Demokratike që përdoret për të mos arritur marrëveshjen dhe për të justifikuar humbjen e radhës. PS e ka bërë të qartë që një koalicionet e vjetra nuk kthehen dhe kjo nuk është një pikë e negociueshme.

“Kjo çështja e koalicioneve parazgjedhore siç e mendojnë ata në kokë, është debatuar dhe s’mund të jetë objekt negociatash, përdoret si pengesë për të mos arritur marrëveshjen. Koalicioni ju e dini që ekziston, në kod lejohen koalicionet parazgjedhore, në 2021 opozita u regjistrua si KQZ. Modelin që kërkojnë të sjellin ndryshoi kur u hap lista e kandidatëve me votim parapëlqyes. U kemi thënë na gjeni një vend të OSBE ODHIR që e ka këtë model.

Këto janë disa nga argumentet që janë hedhur dhe në ato kohë, që u çuan deri në Venecia dhe i dha të drejtë ligjvënësit shqiptar dhe i gjeti koalicionet parazgjedhore të mundshme sipas një modeli europian, kemi sistem proporcional rajonal. Është kurth që i vendos opozita vetes se nuk duan marrëveshje për të justifikuar humbjet. Me dëshira egoiste nuk vihet në negociatë, s’ka më pëlqen mua, terreni politik dhe juridik shqiptar ka ndryshuar dhe udhët të përshtatesh dhe të garosh në kushte siç je”, tha Gjiknuri për Report Tv.

Sa i takon votës së emigrantëve, Gjiknuri thotë se nëse arrihen 84 votat ajo mund të realizohet në zgjedhjet e 2025. PS propozon që emigrantët të votojnë me postë dhe duhet të regjistrohen në e-Albania. Ndërkohë, vota e tyre do llogaritet në qarkun ku kanë banuar për herë të fundit.

“Pasi iniciativa e PS është bërë publike, ne kemi një draft pr.ligj ku adresojmë boshllëqet që GJK në vendim e saj ka cituar në lidhje me votën e diasporës. Nëse bëhen 84 vota, vota e diasporës është e mundshme që të zgjidhet në këto zgjedhje që ti japim edhe kohën e mjaftueshme KQZ. Ne kemi vënë veten në parimin e shërbimit postar, pastaj KQZ e sheh si e ka më të lehtë, sa e mundshme është aksesi i çdo anëtari të diasporës. Se ka një proces të regjistrimit dhe ky proces rregullohet me akte nënligjore të KQZ. Votim me letër, vota llogaritet aty ku ka pasur vendbanimin e fundit, vota do llogaritet për çdo qark. Do regjistrohet në KQZ për të shprehur dëshirën për të votuar”, vijoi Gjiknuri.

Gjiknuri shprehet se për mazhorancën ishte detyrim plotësimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për Report Tv u ndal edhe në propozimin e PS për herësin.

“Herësi, Gjykata Kushtetuese (GJK) se ka rrëzuar si parim. Thotë se partitë garojnë me sigël dhe kandidat, parimi i herësit dhe pragut. GJK ka dashur një formulë më proporcionale. Formula që kemi zgjedhur është më e moderuar, herësi mestar nuk do jetë më shumë se 6 mijë e ca vota, 7 mijë është tavani. Variant i balancuar dhe jemi të detyruara ta aderojmë vendimet e GJK dhe nëse ka mendime të tjera jemi të gatshëm ti ballafaqojmë. Ky ka qenë detyrimi i mazhorancës, vendimet e GJK”, tha Gjiknuri.

Ligjëvënsi i PS thekson se në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës do ta mundin opozitën me rezultat më të thellë se zgjedhjet e kaluara në 2021.

“Objektivi për zgjedhjet: PS do fitojë, por s’më takon të bëj parashikime për formacioni politik,. Do i fitojmë me rezultat më të mirë se 2021. Jemi herët për të folur, s’dua të projektoj”, tha Gjiknuri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:01
Votimi elektronik, Gjiknuri thirrje PD: Të caktojmë 5 qarqet ku do implementohet

 

Ndonëse mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur konsensusin për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri i bën thirrje opozitës që të ulen dhe të diskutojnë, pasi janë ende në kohë për votën e emigrantëve apo votimin elektronik. I ftuar në Report Tv, Gjikunri i kërkon opozitës q ët acktojnë 5 qarqet për të implementuar votimin elektronik. Por që të miratohen ndryshimet zgjedhore do duhen 84 vota.

Nëse opozita është dakord qeveria ka dhënë garanci që mund të financojmë votimin elektronik në 5 qarqe edhe për kapacitet që ka KQZ dhe arsyet financiare. Për ta implementuar në gjithë Shqipërinë KQZ nuk jep garanci. Ata janë sisteme të bëra nga kompani serioze ndërkombëtare që organizimi i zgjedhjeve në gjithë botën. Shpresoj në arsyen e tyre dhe ti kthehemi asaj që është racionale, të zgjedhim qarqet për të implementuar votimin. Nëse jo, nuk bëhet. Nga pikëpamja legale dhe integritet të zgjedhjeve nuk ndryshon asgjë.

Ora 18:50
Zgjedhjet në Himarë, Gjiknuri për Report Tv: U kthye në mollë sherri, garojmë fort për fitoren

Deputeti socialist Damian Gjiknuri për Report Tv thotë se PS do të garojë fort për të marrë fitoren në Himarë, ndërsa presidenti Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjiknuri tha se ka ardhur koha për stabilitet në Himarë, e ndërsa thekson se s’ka përse të trajtohet si mollë sherri.

"Qytetarët e Himarës do e thonë fjalën e tyre, PS do garojë fort dhe pse jo do t’i fitojë zgjedhjet. Interesat kanë qenë të larta dhe të politikës ndërkombëtare dhe zgjedhjet lokale u kthyen në mollë sherri politik. Përfundimi i garës do japë stabilitet në administrimin e bashkisë, s’ka pse të trajtohet Himara si mollë sherri politik. Qytetarëve të Himarës u intereson siguria e pronës, të zgjidhen konfliktet e pronës", tha Gjiknuri. 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër