TIRANË- Mungesa e një marrëveshjeje për Reformën Zgjedhore, ka sjellë reagimin e komisonerit për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi. Ai shprehet se është thelbësore një marrëveshje, duke theksuar rëndësinë e saj për integrimin në Bashkimin Europian.
"Reforma zgjedhore në Albania: Unë i inkurajoj të gjitha palët, brenda dhe jashtë parlamentit, që të vazhdojnë akoma të provojnë dhe të arrijnë një marrëveshje. Kjo është një reformë e rëndësishme që duhet të ofrohet dhe do të ishte për të ardhur keq për të humbur momentin. Shpresoj për një marrëveshje. kjo është thelbësore", shkruan Varhelyi.
Postimi i plotë i Oliver Varhelyi
Këshilli Politik nuk mundi që të gjente gjuhën e përbashkët më 31 maj, afat i përcaktuar nga ata vetë për ta mbyllur këtë Reformë. Palët akuzuan njëra-tjetrës. PD nëpërmjet Oerd Bylykbashin akuzoi se "qeveria nuk hoqi dorë nga privilegjet e saj", e ndërsa mazhoranca me anë të Damian Gjiknurit tha se opozita solli kushte të reja. Pikërisht për këto kushte, pati dhe reagim nga ana e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila u kërkoi palëve që të heqin dorë.
Ndërkohë, pasi edhe Kim së bashku me ambasadorin e BE-së dhe të Britanisë së Madhe "zbarkuan" në selinë blu dhe pas më shumë se një ore takim u dakordësua që Këshilli Politik të mblidhet sërish. Mbledhja është lënë ditën e sotme në orën 17:00.
Komente










