Zgjerimi i BE-së, Vjena me propozim të ri: Vendet kandidate të ulen në tryezën e BE-së, por pa të drejtë vote

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një ndër tematikat më të diskutuara në politikën e Jashtme, kjo edhe për shkak të ndryshimeve të klimës gjeopolitike. Së fundmi, Vjena ka propozuar që vendet aspiruese për unionin evropian të jenë në tryezat e BE-së por pa të drejtë vote.

Ministrja austriake për Evropën kujtoi se kjo ide është paraqitur më herët nga kryediplomati austriak Alexander Schallenberg, por vlerësoi se tani është koha për ta zbatuar.

Karoline Edstadtler, u shpreh se vendi i saj mbron integritetin e vendeve kandidate në Bashkimin Evropian në faza, në mënyrë që edhe para anëtarësimit formal ato të lejohen të ulen në tryezën e Bashkimit Evropian dhe të marrin pjesë në dialog, edhe pse jo ende do të kishte të drejtën e votës.

Në një intervistë për radion shtetërore austriake, Edstadler tha se tani është koha e duhur për një ndryshim të tillë në procesin e zgjerimit të BE-së.

"Ne po jetojmë në një kohë shumë sfiduese, po përjetojmë një luftë në tokën evropiane. Kur, nëse jo tani, është momenti për të reformuar procesin e zgjerimit të Bashkimit. Është koha për ide të mëdha dhe për të kuptuar se popullsia duhet të jetë gjithashtu një pjesë e saj”, tha Edstadler.

Sipas saj, Perëndimi prej vitesh e ndjek integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, ku shumë gjëra ngecin gjë që mund të pengojë shtetet për të ndjekur rrugën evropiane.

“Objektivi i integrimit europian, mbetet anëtarësimi i plotë, por është një rrugë e gjatë plot “reforma të dhimbshme. Nuk mund të presim që kjo të ndodhë nga sot në nesër. Integrimi gradual i vendeve kandidate, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën, do t'i bënte ata të ndjenin se tashmë po marrin pjesë në krijimin e politikës evropiane, edhe pse nuk kanë ende të drejtën e votës.”- u shpreh ministrja.

E pyetur se si mund të duket në praktikë, ministrja austriake tha se negociatat me BE-në janë një proces rreptësisht formal që zhvillohet në grupime. Kur një vend mbyll një grup, për shembull në fushën e shkencës ose arsimit, shtet kandidat duhet të lejohet të marrë pjesë në diskutime për atë temë në BE, shpjegoi Edstadler.

Ajo tha se, në përvojën e saj, në 2020 dhe 2021, pak liderë të BE-së e mbështetën me të vërtetë zgjerimin, por se sot kjo është një gjë e arsyeshme për shumicën për shkak të rritjes së influencës së Rusisë dhe Kinës.

Kujtojmë se Charles Michel propozoi që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim

Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michel, që BE të mbajë premtimin.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 30/08/2023 20:06

    Bravo Austria!!

    Përgjigju
    • Ballkanas: 01/09/2023 01:19

      Do me thene vendet e Ballkanit perendimor,Ukraina ect do jene si qente e rruges qe ndjekin bushtren dhe ne fund futin bishtin nen shale Rama me Autobus ( KAROCEN e DYLIT) ) si duket do arrije ne Diell para Indijaneve

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja