Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lëshuar një urdhër të ri ku lejon që tre biznese, gomisteria, kancelaritë dhe libraritë, që qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit, lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00 nga dita e sotme.
Me vendim të ditës së sotme 30 mars 2020, ministrja Manastirliu ka bëri një ndryshim në urdhrin e datës 20 mars "Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë" ku bizneset Gomisteri, Tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe Shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.
Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19.
Hapja e tyre është bërë në bazë të kërkesave dhe nevojës sidomos për fëmijët në lidhje me mjetet shkollore dhe librat në një kohë që mësimi i tyre vijon online nga shtëpia apo edhe gomisteritë, ku mjetet e transportit të mallrave apo shërbimeve të tjerë kanë nëvojë për ndërhyrje.
Në fakt bizneset që u lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00 për të zhvilluar punët e tyre të brendshme apo furnizimet, por jo për të tregtuar, pasi ora 13:00 shënon dhe mbylljen e orarit të lejuar për lëvizjen e qytetarëve, të cilët nga dita e sotme duhet të pajisjen me një urdhër të posaçme edhe për të bërë pazaret.
Pra të gjitha bizneset e ndodhura në listën e plotë që u lejohen të zhvillojnë aktivitetet mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00 për të vijuar punët e tyre të brendshme në kompani.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Publikohen testet model të Maturës Shtetërore 2025, në ndihmë të maturantëve për përgatitjen e provimeve
7 Janar, 13:21
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor 2024, 11:59
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Fier/ Manastirliu takim me drejtuesit e shkollave: Pezullim deri në zbardhjen e ngjarjes të drejtuesve dhe oficerit të sigurisë të shkollës në Cakran
13 Dhjetor 2024, 19:37
-
Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot
12 Dhjetor 2024, 11:08
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor 2024, 07:50
-
'Vrasja e Martinit u përdor politikisht', Rama në Fier: Institut për fëmijët në krime! Brenda dhjetorit kamera në klasa! Kontroll për çdo gjë metalike
30 Nëntor 2024, 13:07
-
Fier/ Rama dhe Manastirliu me prindërit tek shkolla 'Janaq Kilica' për kufizimin e TikTok dhe Snapchat! Ministrja: Këto platforma sfidojnë mësuesit dhe ndikojnë tek shëndeti mendor
30 Nëntor 2024, 12:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
Pse ne dyqanet e ndertimit mos punojme kur ndertimi lejohet Te dyqanet tona nuk ka rradhe ska arsye perse te mos hapen Te pakten te punojne njerzit se humbasin dhe stresin
PërgjigjuKujt ja boni keto.. hap buzines po ska kush te bleje.. nsr do thoni sju ndihojme ju qe keni qene hapur..Jepini leket popullit se per nje jave do vdesin per te henger. sot kane nevoje te gjithe
PërgjigjuBravo , tani dolem nga halli , a ju jeni per te ju ven flaken , skeni bere asnje ndihme per biznesin, turp thoni lejohet te punoj kur njerzit 1- slejohen te levizin 2- nuk kane marre pagesa 3- 60% e popullsis paguhet me pagese ditore max javore Qeveri e korruptuar
PërgjigjuE gjeten edhe shkakun per te mos dhene leket qe premtuan.... Shteti me paradoksal e qesharak ne bote....
Përgjigju