Policia e Elbasanit ka arrestuar një 43-vjeçar, pasi luante rolin e sekserit në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’. Në pranga ka rënë shtetasi Gëzim Qytyku, i cili u premtonte studentëve ndërmjetësimin në pedagogë të universitetit për marrjen e notave kaluese ose rritje note.

Arrestimi i tij vjen vetëm pak kohë, pasi u arrestua dekani, disa pedagogë dhe sekserë të Universitetit të Elbasanit, pasi akuzoheshin për korrupsioni. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin krijuar një rrjet, ku ju merrni studentëve shuma të ndryshme për nota kaluese.

Njoftimi i policisë:
Nga Sektori Për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Elbasan, u bë ekzekutimi i vendimit të masës së sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin:

* Gëzim Qytyku, 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest ne burg", për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 të Kodit Penal.

Ky shtetas, u premtonte studentëve të ndryshëm ndërmjetësimin në pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan për marrjen e notave të kaluese ose rritje note.