Zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Akademik s’më ka bërë politika, por matematika

U mbajtën sot në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave zgjedhjet për katër vende vakante në këtë institucion. Të katër kandidatët që prezantuan platformat përkatëse; për pozicionin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, akademiku Skënder Gjinushi. Për pozicionin e nënkryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole.  Për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati. Ndërsa, për pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri, u shpallën fitues me nga rreth 35 vota secili. Këto zgjedhje janë shoqëruar me debate publike edhe për shkak, se projektligji për “Reformën në Akademinë e Shkencave” është ende në shqyrtim nga Kuvendi. Megjithatë, Skënder Gjinushi, pas shpalljes kryetar për mediet u shpreh se:

 “Sot mbyllet një poçes i rëndësishëm për reformën në Akademinë e Shkencave. Por siç e kemi theksuar kjo reformë nuk mund të shihet e shkëputur nga shkenca në tërësi, ku Akademia duhet që të luajë një rol parësor. Kjo është edhe barra e detyra që marrim sot, jo vetëm unë, por kryesia e re e Akademisë, në mënyrë që Akademia të jetë një ndër partneret kryesore të shoqërisë, të qeverisë, të kuvendit për të shtyrë përpara ringritjen e nivelit të kërkimit, të arsimit, si një institucion elitar që është, por edhe që është baltosur me edhe pa të drejtë, por që përkundrazi duhet që të jemi së bashku duhet të jemi krahë më krahë, për t’i çuar gjërat përpara”.

Përsa i përket zgjedhjeve që  u realizuan para dy vitesh, ku kryetar u shpall akademiku Gudar Beqiraj, edhe që kryeministri Edi Rama nuk i njohu, ai u shpreh se: “Nuk ka quajtur farsë garën me një kandidat, por ka qenë momenti kur akademisë i kërkohej që të bënte reformën. Akademia ende nuk po vepronte. Ishte në fazën kur debatohej me platforma. Tani ka një vit e gjysmë, që e kemi theksuar që Akademia nuk është më ajo që i bëjnë presion për reformë, por është ajo që  i bëjnë presion për reformë. Edhe Akademia e ka hartuar projektligjin, ka dhënë kontributin e vet, jemi në konsensus të plotë me kryeministrin, me kuvendin. Sigurisht, që përsa i takon ekzekutimin, është shumë e rëndësishme, që të theksohet se ekzekutivi ka mbajt një distancë të arsyeshme, duke ja lënë barrën Akademisë, ndërsa reformën do ta bëjnë së bashku”

Ndërsa, pjesëmarrjen në votime të akademikëve, Gjinushi e konsideron, si mbështetje të këtyre zgjedhjeve:“Janë 43 akademikë, që votuan edhe e mbështetën këtë proces”.

Për diskutimet se jo çdo akademik ka të drejtë vote për shkak të moshës, Gjinushi vijon se se: “Lexoni të gjithë ligjet e akademive të tjerë, nëse keni gjëkund që për arsye moshe të heqin të drejtën e votës, kjo është shtruar vetëm vitet e fundit për kriminelët. I hiqet për të krijuar maxhoranca artificiale. Nëse këtë e shohin se duhet të hapet rruga të rinjve, reforma e re, pa cenuar të drejtën e më të moshuarve, që s’janë më pa vlerë, por janë më me vlerë, lirojnë vendin për të rinj. Ndryshimi është që me reformën e re, mbi 15 anëtarë të rinj janë të mundshëm, që të pranohen 2 vjet, ndërsa mbi 15 të tjerë nga intelektualët e jashtëm. Gjithsej 30 akademikë çdo dy vjet”.

Ndërsa, për ndikimin e politikës në titullin akademik shprehet se:Nuk më ka bërë politika as akademik edhe as ministër, më ka bërë matematika. Gjatë kohës që kam qenë në politikë, s’jam përfshirë asnjëherë në akademi, vetëm dy herë. Para dhjetë vitesh nëpërmjet kapjes së Gjykatës Kushtetuese për të ndaluar reformat që synojnë në metër të rithemelimit reformën në Akademi, të njëjtën gjë po bëj edhe sot”.

Ndërsa, Gjinushi nuk i druhet as mosdekretimin nga presidenti i vendit, Ilir Meta: Absolutisht jo, sepse zoti Meta e njeh shumë mirë institucionet, plus edhe marrëdhëniet personale nuk janë të tilla, që nuk e dimë se ku i takon vendi njëri edhe tjetrit”.

Edhe kësaj here nuk munguan ironitë e akademikut me gazetarët. Teksa gazetarja e kulturës së “Klan” e pyeti, se kur lindi indicja e tij për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave, para apo gjatë reformës për këtë institucion. Ai u përgjigj se: “Bashkë me lindjen tënde!”

Nga rreth 44 akademikë që kishin të drejtë vote, 43 prej tyre morën pjesë në zgjedhje. 32 prej tyre ishin të pranishëm edhe fizikisht, ndërsa 11 akademikë, ku mes tyre Ismail Kadare, Marenglen Verli, Jani Thomai apo Anastas Angjeli votuan me postë. Komisioni që numëroi votat u kryesua nga Shaban Sinani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!