"Është ekipi më i mirë". Ky ishte komenti i parë i Sali Berishës pas zgjedhjes së kupolës së re drejtuese me të cilën do të bashkë-drejtojë selinë blu, përmes premtimit për ripërtëritje, por që në postet më të rëndësishme pas kryetarit, ricikloi të njëjtët emra.

Rezultati i votimit të së mërkurës nga anëtarët e këshillit kombëtar të PD-së nuk prodhoi surpriza për numrin 2 të Partisë Demokratike.

Në një garë të lehtë dhe mes polemikash, Flamur Noka ri konfirmohet Sekretar i Përgjithshëm duke marrë 184 vota përballë rivalit që grumbulloi 84 vota, Saimir Korreshi, i vendosur në këtë garë vetëm ditën që nisi edhe votimi. Në mbledhjen e së mërkurës, ai u cilësua nga Ilirjana Kuçana si “fenomen që duhet luftuar.” Anëtarja e Këshillit e pyeti drejtpërdrejt kryetarin Sali Berisha për rikandidimin e Nokës.

Në garën mes Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit për një nga 5 nënkryetarët e partisë, triumfoi ky i fundit me 177 vota përballë 113 të Boçit.

Nënkryetarë zgjidhen edhe Nikola Kedhi nga të rinjtë dhe Erisa Bajaziti nga diaspora, ndërsa Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj vijojnë të qëndrojnë exofficio si nënkryetarë, për shkak të detyrave të tyre si kryetar grupi parlamentar dhe nënkryetar Kuvendi.  Kështu, PD do të ketë 5 nënkryetarë.

Klevis Balliu merr detyrën e Sekretarit Organizativ, ndërsa Marash Logu atë të Sekretarit për çështjet zgjedhore dhe ligjore.

Me votimin e së mërkurës, mbyllet i gjithë procesi zgjedhor që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare prej disa muajsh, proces që u kontestua nga disa demokratë, sic një ditë më parë artikuloi publikisht anëtarja e Këshillit Kombëtar Ilirjana Kuçana që se në PD emërimet bëhen me bekimin e Flamur Nokës.

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka: 184 vota
Saimir Korreshi: 84 vota
Sekretar Organizativ
Klevis Balliu
Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu
Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani
Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj
Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari
Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga
Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani
Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata
Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati
Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri
Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica
Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani
Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu
Nënkryetar
Belind Këlliçi 177 vota 
Nënkryetar
Jonathan Pano 101 vota 
Nikola Kedhi 174 vota
Nënkryetar
Besa Manaj 69 vota 
Erisa Bajaziti 193 vota 
Komisioni i Apelimit
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi