'Zgjoi' në garë për nominimet OSCAR! Producenti Semini: Ideja për filmin në 2019, realizimi në 35 ditë! Dedikuar të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës

Nisur si ide 10 vite më parë, në 2019 filmi artistik “Zgjoi” (Hive) nga Kosova është futur zyrtarisht në garën e ngushtë mes 15 filmave më të mirë ndërkombëtarë të nominuar në edicionin e 94-ët për çmimin Oskar 2022.

Akademia e Shkencave dhe Arteve shpalli listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori të “Oscars 2022” për fimat me metrazh të gjatë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”, ku Kosova do të përfaqësohet këtë herë me filmin dramatik “Zgjoi” të regjisores Blerta Basholli.

Paskal Semini, një ndër producentët kryesor të filmit në një intervistë për Report Tv rrëfeu të gjithë punën, vështirësitë dhe përpjekjet e stafit për të arritur në ditët e suksesit të filmit deri në përzgjedhjen në këtë garë historike.

“Është hera e parë, filmi i parë që shkon për të konkuruar për në Oscar dhe përzgjidhet në short list. Ndër 92 shtete që paraqesin filmat e tyre për t’u zgjedhur për konkurim në Oscar, ne u përzgjohëm në pesëmëdhjetëshen e parë. Rruga e filmit dhe suksesi i filmit ndihet dhe kam besim se do jemi në listën konkuruese ne vetë po punojmë për ta mbështur dhe promovuar”-thotë Semini.

Nën interpretimin e rolit kryesor të aktores Yllka Gashi, drama e subjektit të filmit frymëzohet nga historia e vërtetë e gruas së rritur në një fshat patriarkal, Fahrije Hotit nga zona e Krushës së Madhe në Kosovë, e cila përjeton vuajtje të panumërta pas humbjes së burrit të saj gjatë luftës në Kosovë.

“Ngjarjet e filmit janë reale, pasi është dhe emri i personazhit qendror në film Fahrija. Ngjarjet zhvillohen mbas luftës së Kosovës dhe në qendër të filmit është roli i gruas, i cili ishte i dëmtuar goxha qoftë nga ambientet patriarkale, domethënë nga traditat tona shqiptare, që i kemi sidomos nëpër zona të thella, fshatra që janë shumë mbytëse për rolin e gruas. Por, lufta solli një ndryshim shumë të madh sepse gjatë luftës në Kosovë përveç mijërave të varrëve janë dhe mijëra të zhdukur është një listë e gjatë që bën që shumë familje akoma të jenë në kërkim të eshtrave, të varrit apo të fatit të familjarëve të tyre të humbur. Fahrija është një ndër këto gra që ndodhet në këtë rrethanë që lufton për emancipimin e saj, të gjithë fshatin e ka kundra”.-deklaron Semini.

Teksa e konsideron një sukses historik për kinematografinë shqiptare përzgjedhjen në garën mes 92 vendeve pjesëmarrëse në këtë kategori për Seminin, ajo që nuk duhet t’i mungojë këtij lloj arti sot është mbështetja institucionale për të dhënë më të mirën.

“Filmi filloi xhirimet në 2019, ideja për filmin ka filluar rreth 10 vite më përpara. “Hive”është një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni e Veriut dhe Zvicra më përpara kur regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli lexoi në gazetë historinë e Fahrijes, filloi të kontaktojë me të e cila e afeksjonoi jashtë mase dhe më vonë ta kthejë në skenar këtë eksperiencë. Realisht, kur kam qenë bashkëproducent i një film tjetër “Call November”, regjisorja dhe atje kam dëgjuar për herët të parë për projektin “Hive”. Kur aplikuam për grant qeveritar në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë ishte projekti i parë nga 5 projekte që ishin në garë që fitoi”.-shprehet Semini.

Një arritje me rëndësi e filmit “Zgjoi” ishte edhe fitorja e 3 çmimeve kryesore në konkursin Dramatik të Kinemasë Botërore të “SunDance Film Festival” këtë vit.

“Filmi ka kaluar një fazë pjekje në montazh deri sa arritëm në nivelin që u kënaqëm dhe më pas e bëmë gati për postproduksion. Pikërisht, në Janar të 2021 filmi u mbyll dhe kjo me rastin e paraqitjes së filmit tonë në konkurimin e “SunDance Film Festival 2021”. Ai ishte momenti i parë dhe goditja e parë e suksesshme e filmit sepse filmi vendosi një histori për “SunDance Film Festival” duke fitur tre çmimet kryesore."-tha Semini.

Në këtë garë filmi kosovar kandidon përballë disa filmave nga Austria, Gjermania, Italia e Meksika, deri te Japonia ku pjesë e listës janë edhe filmi autobiografik i regjisorit italian Paolo Sorrentino, “The hand of God”, Belgjika me “Playground” me regji  të Laura Ëandel, Meksika  me “Prayers for the stolen”, etj.

Edicioni i 94-të i Çmimit Oscar mbahet më 27 mars, 2022 në Teatrin mbretëror Dolby të Hollyëood, në Los Angeles. Në listën e ngushtë të 15 filmave të përzgjedhur për t’u votuar në rast të një fitore nga nominimet për Oscar, “Zgjoi” është  filmi i dytë pas atij “Shok” më 2016 me regji dhe skenar të regjisorit britanik që përfaqëson kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën