Zhaklin Lekatari analizon banorët e Big Brother Vip, tregon çfarë mund të bëjnë më tepër për të qenë lojtar të fortë

Zhaklin Lekatari analizon banorët e Big Brother Vip, tregon çfarë mund të bëjnë më tepër për të qenë lojtar të fortë

Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari është njohur gjithnjë për mendimet pafiltra e të drejtëpërdrejta që në disa raste banorët e Big Brother Albania kanë menduar se mund të ndikojnë negativisht për lojën apo imazhin e tyre.

Por, muajin e fundit është përfolur kryesisht për rolin e ri që ka marrë si opinioniste në “Big Brother VIP”. Krah Arbër Hajdarit, ajo ndan me të gjithë mendimet e saj rreth dinamikave në lojën e Big Brother dhe së fundmi ka shprehur mendimin e saj për të gjithë banorët në një intervistë.

“Ka shumë banorë që më pëlqejnë. Një pjesë të mirë të tyre i njoh edhe që nga jashtë. Kejvina më pëlqente. Kur hyri mendoja se do tregonte një anë tjetër të sajën. Olta ka një protagonizëm që njerëzit i bezdis, por mua nuk më bezdis protagonizmi i saj. Është më shumë teatrale, nuk e shoh Oltën si një njeri të ligë. Efin e shoh emotive dhe lozonjare. Tea është një vajzë inteligjente, por në zhvillim e sipër. Nita dhe Diola më pëlqejnë shumë, do doja të ishin më aktive. Por më duken vajza shumë stabile. Bjordi është i ëmbël dhe i zgjuar. Mendoj se mund të arrijë deri në finale me atë qetësinë e vet. Maestro është një thashethemexhi i lezetshëm. Por ka atë stilin e vetë, është i këndshëm. Amosi ndonjëherë më pëlqen me logjikën e vetë, ndonjëherë më duket sikur ka diçka që e pengon dhe nuk e lë të jetë plotësisht vetja. Dea është një vajzë atipike me një humor atipik, por aty më duket gjithmonë në mbrojtje. Kristi më pëlqen por besoj se do ishte më i lirë nëse Roberti s’do ishte brenda kokës së tij me ato këshillat e veta. Luizi e luan shumë mirë lojën e “Big Brother” dhe besoj se në krahasim me të tjerët ai ka pasur një jetë shumë më të vështirë dhe halle. Dhe ato gjërat që ndodhin aty brenda i duken lojë. Dhe nuk merr asgjë seriozisht. Madje qesh me reagimet e tepërta. Është “all in”, sikur nuk ka asgjë për të humbur. Kiara nuk më duket naive, përkundrazi më duket inteligjente.”- tha Zhaku në një intervistë të saj.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar