Zhaneta Byberi gati 
për garë, Miami sfida ime

Zhaneta Byberi gati <br />për garë, Miami sfida ime
Nëntëdhjetë bukuroshe nga e gjithë bota po bëhen gati për “Miss Universe 2015” që do të oranizohet në fund të muajit në Miami.

Mes 90 bukurosheve që po përgatiten për konkursin e bukurisë është edhe shqiptarja Zhaneta Byberi, e cila prej disa ditësh ndodhet në Miami. Ajo është vetëm 19-vjeçe, por ëndrrat e saj për të ecur në fushën e modelingut kanë nisur të bëhen realitet.

“Është një privilegj i madh për mua që u vlerësova dhe u kurorëzova ‘Miss’. Tani detyrimet e mia sigurisht do të jenë më të mëdha, pasi do të më duhet të përgatitem më së miri në mënyrë që të jap më të mirën e mundshme në konkursin ndërkombëtar” ka shprehur Zhaneta.

Bukuroshja ka treguar se është e hekurt para sfidave të pasarelave, prandaj do të jap edhe maksimumin në këtë garë ndërkombëtare.

Edhe pse thuhet se Miami është një vend me shumë femra të bukura, përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës, Artnesa Krasniqi dhe Zhaneta Byberi janë të gatshme të luftojnë për trofetë e më të bukurës.

zhaneta byberi

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës (10 Janar 2015) "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois