Zhduken tre kushërinjtë, dyshimet se u vranë/ Familjarët: Fqinji na tregoi se fshihen në Kretë (VIDEO)

Në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV sollëm këtë të mërkurë historinë e njërit prej tyre. Fatos Latifllari dhe dy kushërinjtë e tij mbërritën shëndosh e mirë në Volos të Greqisë, ndërsa njoftuan edhe familjarët. Fillimisht nisën punë në ndërtim, tek një pronar grek me emrin Kosta, duke mbajtur kontakte të rregullta me familjarët në Shqipëri deri më 25 tetor të po atij viti, kur u shkëputën komunikimet. E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’, Irisa Lafitllari vajza e një prej tre të humburve Fatosit, flet mbi historinë e zhdukjes së të atit që nëna ia ka rrëfyer. Ajo ishte foshnje, kur babai humbi gjurmët, duke lënë pas vetëm imazhin e tij, në foton e vetme që familja ruan.

Isha 6 muajshe kur babai është larguar dhe nuk kam asnjë kujtim nga ai, përveç fotove. Nëna e ka bërë prezent babain me biseda në familje, duke na folur përherë për të. Motra ime më e madhe ka qenë 4 vjeçe, kur babai u nis për një jetë më të mirë. Iku për të përmbushur ëndrrat e tij, të cilat nuk e dimë nëse janë realizuar apo janë lënë në mes. Babai u nis për në Greqi me dy kushërinjtë, të cilët rezultojnë gjithashtu të humbur, njëri është djali i dajës së tij. Flisnin nga posta e qytetit në atë kohë, kur pas tre muajve u shkëputën përfundimisht kontaktet. Pasi humbën kontaktet familjarët u lidhën me pronarin grek Kosta, i cili tha qe janë larguar nga zona, por nuk dhanë më shumë informacion. Babai njihej me emrin Foto. 


Me zhdukjen e tyre familjarët nisën kërkimet, nga ku muajt në vijim, ata mësojnë se në atë njëjtën zonë, në Volos kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, nga e cila ishin ekzekutuar tre persona në një interval kohor prej 4 muajsh. Por a kishte kjo ngjarje lidhje me fatin e tre djemve të zhdukur? Pasi fill pas kësaj ngjarje, një dëshmi e rëndësishme ndezi një dritë jeshile për fatin e tre kushërinjve. 

Morëm informacion se të tre persona ishin vrarë. Gjyshi me familjarët e dy personave të tjerë nisën kërkimet. Në dhjetor të vitit 1992 erdhi një letër nga Interpoli, se të tre janë gjetur të vdekur, por kufomat nuk u panë nga familjarët, madje nuk u dha asnjë shpjegim. Në mars të vitit 1993, një fqinj na jep një numër telefoni si dhe vendndodhjen se ku e kishte parë babain tim. Ai kishte biseduar me ta madje, kishte pirë kafe dhe e shprehej me bindje të plotë se bëhej fjalë për babain. E kishte parë ne Kretë së bashku me Artanin. Ato kishin thënë se nuk kishin gjetur punë në Volos, prandaj ishin zhvendosur për në Kretë, por ai nuk e dinte se të dy ato ishin të humbur për ne. Ky informacion që mban shpresën gjallë, na shtyn që edhe pas 29 vitesh ta kërkojmë babain

Fatos Latifllarit la pas gruan me dy vajzat, njëra 6 muajshe dhe tjetra 4 vjeçe. Nëna lidhi jetën me vajzat e saj që ditën kur bashkëshorti nuk trokiti më në dërën e shtëpisë ku jeton ende edhe sot në pritje, bashkëshortja e tij. 

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

VIDEO/Ka kaluar mbi një vit e gjysëm nga zhdukja e Bledi Zefit, të miturit që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika

Etleva Bicaku, 30-vjecarja nga Lushnja, rezulton e humbur për familjarët që prej datës 29 janar të këtij viti

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen