Zhduket 29-vjecari nga Fieri/ Familjarët: Asnjë gjurmë nuk po i gjejmë, na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi

Historia e tij u denoncua ditën e sotme në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, nga kushëriri i tij Panajot Alushi.  Për Maradonën kjo është hera e dytë që largohet nga banesa.

Mëngjesin e 21 janarit Maradona ka dalë nga shtëpia dhe është larguar në drejtim të paditur. Një ditë pas humbjes ne kemi bërë denoncim edhe në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Maradona ka që në vitin 2013 me probleme të shëndetit mendor, si dhe ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. I bëj thirrje insitucioneve të verifikojnë më anë të kamerave të sigurisë pranë bizneseve në lagjen tonë. Një informacion na ka ardhur ditën e djeshme që dyshohet të jetë parë në Memaliaj, por nuk kemi bërë asnjë verifikim- U shpreh kushëriri i tij.

Por të tjera informacione mbërritën live në studio gjatë transmetimit  ku qytetarë të shumtë dyshojnë se kanë parë një person të ngjasjëm me 29-vjecarin në qytetin e Kavajës.

Unë e  kam parë dje në fshatin Gosë të Kavajës. Personi në foto ka shumë ngjashmëri me atë që  unë po jap informacion. Ai fliste me vete dhe ishte pa mjekër

Por të shumta ishin informacionet që vendndodhjen e 29-vjeçarit e zhvendosën në qytete të tjera si Lushnjë, Rrogozhinë. Ditën që u largua Maradona Alushi mbante të veshur një xhup të zi, një palë atlete  dhe tuta në ngjyrë të zezë, ndërsa nuk ka marrë me vete asnjë mjet identifikimi.

Për këdo që ka informacion për të humburin Maradona Alushi ju lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 0

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian