Zhduket 37-vjeçari, bashkëshortja italiane kërkon ndihmë në ‘Pa Gjurmë’! Futbollisti Mario Balotelli i bashkohen thirrjes për gjetjen e shqiptarit Eles Kolecit

Eles Koleci është 37-vjeçari shqiptar që rezulton i humbur që prej datës 3 prill të 2022. I riu me origjinë nga Bulqiza, prej 22 vitesh jetonte në Itali, ndërsa është i martuar me një shtetase italiane dhe ka një djalë 5-vjecar. Bashkëshortja e tij iu drejtua për ndihmë emisionit ’Pa Gjurmë’, ndërsa rasti i zhdukjes së Eles është trajtuar edhe në emisionin analog Chi l'ha Visto në Rai 3. Me lot në sy Giada La Torre bën apel duke kërkuar edhe ndihmën e autoriteteve shqiptare përmes Report TV.

’U kërkoj institucioneve shqiptare, nëse munden të na ndihmojnë, për kërkimet mbi denoncimin e Eles, sidoqoftë dua të flas me të. Kushto që do ta shohë këtë video të na thotëFamilja e tij po e kërkon dhe djali i tij gjithashtu. Kërkoj ndjesë për emocionet, por realisht dua që ai të kthehet në shtëpi. Ju lutem më ndihmoni ta kthejmë në shtëpi. Ju falenderoj për vëmendjen tuaj, ju falenderoj shumë...’

Edhe djali 5-vjeçar kërkon me mall të atin që ka humbur prej një muaji.

’Më ndihmoni ta gjej babain tim. Kthehu sa më parë në shtëpi baba, sepse më mungon shumë’

37- vjeçari u largua nga banesa e tij në Milano, në zonën Bruzzano. Dyshimet e para nga policia, pas denoncimit të familjarëve janë se ai mund të ketë shkuar në Stacionin Qëndror të Milanos ose në Stacionin Garibaldi për të marrë trenin në drejtim të Romës. Stafi i emisionit investigativ ’Pa Gjurmë’ në bisedën bërë me bashkëshorten e tij mëson të tjera të dhëna dhe detaje. Eles është një djalë shtatlartë 1.82 cm i gjatë, ndërsa shenja dalluese ka tatuazhet e shumta në trup, të dukshme në duar, qafë dhe në fytyrë, deri tek tatuazhi në formën e një pike në sy. Për bashkëshorten largimi i tij ishte një ikje e paralajmëruar, pasi prej disa kohësh ai kishte rënë në një gjendje të rëndë depresioni pas vrasjes së të vëllait, Altinit nga një oficer policie italian, një ngjarje që do t’i ndryshonte thellësisht jetën. Që nga ai moment Eles ndjeu një zemërim të thellë ndaj policisë, revoltë e cila u reflektua jo pak herë edhe me veprime, ndërsa kreu 5 vite burg për plagosje dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik. Një jetë e trazuar e një shqiptari, në përpjekje për të gjetur paqe. Familja e tij sot janë në kërkim të tij. Më 3 prill 2022 rreth orës 12:00 e shoqja e shoqëroi tek shtëpia e motrës së e tij, e cila gjithashtu jeton në Milano. Pasi u ndanë ai nuk u kthye më, por as tek e motra nuk kishte shkuar. E shoqja pohon se të shumta kanë qenë rastet, kur ai ka tentuar disa herë të largohej, duke bërë gati valixhet dhe në mbrëmje ka qenë vetë  ajo e cila e ka kthyer në shtëpi. Por këtë herë ia doli të zhdukej gjatë, duke mos marr me vete asgjë. Nuk bëri gati as valixhen, por doli i veshur thjeshtë me një bluzë të zezë me një germë të madhe ngjyrë ari "BOY" në pjesën e përparme dhe nga pas me dy krahë të mëdhenj shqiponje që mbulonin supet dhe mëngët. Për bashkëshorten, ai nuk do t’i linte kurrë gjërat e tij, as djalin me të cilin kishte një marrëdhënie të jashtëzakonshme, ndërsa i kishte vendosur emrin e të vëllait Altin. Madje ka edhe një tatuazh në dorë me datën e lindjes së të birit me mbishkrimin "Më 10/06/16 lindi një yll i AK-së". Ëndrra e Elis ishte herë Amerika, e herë Franca, pasi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike ai ndryshonte mendje, duke dashur të kalonte kufirin në këmbë se nuk i pëlqente më Italia. Herë të tjera kishte dëshirë të kthehej në Shqipëri, veçanërisht për të shkuar në varrin e nënës dhe të vëllait në Bulqizë. Me një mërzi dhe gjendje të trazuar fatkeqësisht, as sëmundja e rëndë që po kalon bashkëshortja e tij Giada nuk e ndihmoi të kthehej në shtëpi. Rasti i zhdukjes së 37-vjeçarit ka patur një jehonë të madhe, jo vetëm në media por edhe në rrjetet sociale, kur të shumtë kanë qenë personat e famshëm në Itali që i janë bashkuar thirrjes për gjetjen e Eles, ndër ta mjaft këngëtarë napoletan si dhe futbollisti i njohur Mario Balotelli. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për ndihmë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë gjurmë e të riut shqiptar...

 

 

Emisioni i plote

O.D./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thaçi në burg, Rama në Kuvendin e Kosovës: Proces i parregullt ligjor, kërkoni Komision Verfikimi për standardet e gjykimit në Hagë! Keni mbështetjen e Shqipërisë

Thaçi në burg, Rama në Kuvendin e Kosovës: Proces i parregullt ligjor, kërkoni Komision Verfikimi për standardet e gjykimit në Hagë! Keni mbështetjen e Shqipërisë