Zhduket babai i dy fëmijëve, 35-vjeçari përdorues i lëndëve narkotike. Doli këtë të hënë e nuk është kthyer në shtëpi

Një rast urgjent mbërriti gjatë transmetimit të emisionit ‘Pa Gjurmë’, ku familjarët denoncuan live humbjen e Klodian Myftarit. 35-vjeçari është larguar nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit, këtë të hënë nga Roskoveci i Fierit. Gjatë një komunikimi me telefon babai i Klodianit tha se djali i tij ishte përdorues I lëndëve narkotike dhe se me një 5 mijë lekë të vjetra në xhep, nuk është hera e parë është larguar nga shtëpia.

"Sot ne orën 8 e gjysmë ka qenë me nënën e tij, ajo më ka thënë që u largua nga shtëpia në drejtim të paditur, por nuk është hera e parë që largohet. Ka probleme mendore. Ka pasur veshur pantallona të zeza shkurtra me vija të kuqe anash, bluzë të bardhë dhe tre tatuazhe me shkronja kineze. Ka marr 5 mijë lekë me vete dhe ka shkuar për kafe, 15 m larg shtëpisë nga zona Vlot, Rroskovec të Fierit. Sot nuk e ka parë askush kur është larguar. Ne pyetëm edhe te kafeneja por atje nuk kishte shkuar fare. Tani ai mund të jetë larguar drejtë Sarandes, se ashtu ka iku edhe herë tjetër. Këto kohë ai merrte ilaçe. Klodiani ka dy fëmijë. Por tani është i varur pas lëndëve narkotike, pas hashashit", thotë babai.

Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit:
Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber
Telefon: 0444 17 778
Facebook: Pa Gjurmë Report TV
Youtube: Pa gjurmë Channel
Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin