Zhduket në 2020 fieraku, dy muaj më pas dikush hyri në banesën bosh dhe la dy celularët e të humburit

Detajet e zhdukjes i rrëfen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, i vëllai Hysen Cenaj. Ai thotë se paraditen e datës 19 gusht kishte konsumuar një kafe me shokun e tij të ngushtë, të cilit nuk i kishte komunikuar asgjë lidhur me vendimin për t’u larguar. 46-vjeçari jetonte në njëjtën banesë me xhaxhain dhe nusen e tij, ndërsa ishte i pamartuar. Askush nga fqinjët nuk e kishte parë të largohej përgjatë rrugicën së lagjjes, ndërsa tre ditë më pas familjarët bënë denoncimin në policinë e Fierit. Ata e përshkruajnë një djalë të qetë, i cili nuk kishte patur kurrë konflikte me askënd. Më parë kishte punuar si mekanik, ndërsa pak para se të humbiste gjurmët kishte mbetur i papunë. Altini u largua krejt papritur pa marrë asnjë mjet identiteti me vete, përveç rrobave të trupit. Asnjë nga familjarët nuk din të thotë me siguri arsyen, që e shtyu Altinin të zhduket në këtë mënyrë, ndërsa një gjë të tillë nuk e kishte bërë kurrë më parë. Ata provuan t’i binin numrit të tij, por celulari rezultoi i fikur. 

Ne kemi bërë denoncim dhe gjithcka për ta kërkuar por nuk kemi gjetur asnjë. Ai nuk kishte asnjë ves, apo komflikt me dikë. Xhaxhai tha që e kishte lënë në shtëpi, por kur u kthye nuk e gjeti aty. Kam ardhur tek ju që të paktën dikush të japi një sinjal. Pasaportën dhe kartën e identitetit e kishte lënë aty. Në shtëpi nuk mungonte asgjë pervec rribave që kishte veshur. Telefoni i tij rezultoi i fikur. Vëllai dispononte vetëm një numër telefoni që e kishte prej vitesh. Askush në lagje nuk e ka parë atë ditë që u largua. Paradite në datë 19 kishte pirë kafe me një shok, ai ishte kthyer në shtëpi më pas kur humbi gjurmët.Ai kurrë nuk ankohej për asgjë, as tek shokët e tij.Nuk e di nëse ka patur ndonjë hatër mbetje prej tij, por ai kurrë nuk është shprehur për asgjë.Në banesë ishin vendosur dy telefona në një karrige tek dhoma e tij e gjumit.

1622649307_Sequence01.00401204.Still009.jpg

Për habi të familjarëve, dy muaj pasi 46-vjecari rezultonte i humbur, dy telefona, njëri prej të cilëve i ngjashëm me atë që përdorte i riu ishin vendosur brenda në banesë, pikërisht në dhomën ku ai flinte. Pikëpyetje të mëdha u ngritën nga familjarët, se kush i solli dy aparatët celularë ? Ai ishte vetë Altin Canaj, apo një tjetër person anonim ?

Dy muaj pasi ai kishte humbur gjurmët dikush kishte future dy celularë. Kush hyri ? Policia më parë nuk i kishte gjetur, ato u konstatuan nga kunata. Kur u lajmëruan përsëri policia erdhi dhe i mori, ndërsa i kanë mbajtur për ekzaminim. Askush nga familjarët nuk panë askënd të hynte në banesë. Në dhomën e tij u gjet edhe një kartë telefoni, të gjitha janë për ekzaminim. Nga pandemia nuk kemi marr intormacion, ndërsa kjo ceshtje është ende nën hetim. Kush pruri telefonat, njëri identik me atë të vëllait. Njëri nga telefonat ishte më i vjetër. Dritarja e kishte grilën gjysëm të hapur, askush s'mund të hynte nga dritarja. Dera ishte e mbyllur, vetëm Altini kishte celësat. Ne duam të dijmë vetëm që është gjallë. Pse fshihet ? Ai nuk na solli shqetësime kur ishte adoleshent. Marrëdhëniet me ne i kishte shumë të mira.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar