Zhduket para 9 ditëve nga teqeja e Martaneshit, motra e 50-vjecarit Agim Shehu: Iku për të parë ndeshnjen, askush nuk e pa më

50-vjeçari punonte si druvar, ndërsa jetonte në fshatin Kostenjë të Librazhdit. Më 4 korrik të këtij viti ishte duke prerë lëndë drusore, për shtylla miniere dhe për herë të fundit është parë në vendin e quajtur 'Lugu Desë' në Martanesh. Pasi nuk kanë mundur dot të lidhen me Agimin, familjarët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë dalë në kërkim të 50-vjecarit, ndërsa kanë gjetur vetëm motorsharrën me të cilën punonte Agimi të fshehur në pyll. Ai flinte në një teqe në zonën e Martaneshit, pasi banesa ku jetonte ishte dy orë larg. Pasi familjarët kanë tentuar të lidhen me Agimin, telefoni ka rezultuar i fikur. Të shqetësuar ata kanë bërë denoncim edhe në policinë e Librazhdit, por deri tani asgjë nuk është mësuar për fatin e babait të 3 djemve. Motra e tij Ike Shehu bën apel për ndihmë, ndërsa në një lidhje me skype për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV tregon për bisedën e fundit që pati me të vëllanë, një ditë para se ai të humbte gjurmët. Ajo sqaron se i vëllai i kishte thënë se kjo është vera e fundit që ai do punonte në mal.

Me mori ne telefon dhe më tha si je ? Folëm shumë pak dhe m’u duk se çdo gjë shkonte mirë me të. Kur e mora me pas, telefoni rezultoi i fikur. Ai jetonte i vetëm dhe kohët e fundit punonte në Librazhd, si druvar. Dikush e kishte porositur të bënte një makine dru. Ai jetonte në fshatin Hostenjë, ndërsa gruan dhe djemtë i ka në Itali. Ai flinte në një teqe, ne Martanesh pasi e kishte shumë larg punën me shtëpinë. Teneqenë e ka djali i xhaxhait tonë dhe ai e ka parë i fundit. Të shtunën i kishte thënë se do shkonte në një lokal të shihte ndeshjen e futbollit. Një person nga fshati thotë se të dielën në mëngjes ka folur me Agimin, për punë. I kishte thënë se do ikte të bënte drutë, që më pas ti ngarkonte në makinë drejt fshatit Kostenjë, i cili ndodhet 2 orë e gjysëm larg nga Martaneshi. Para se të zhdukej asgjë nuk kishim kuptuar. Në familje kishte thënë se ishtë vera e fundit që do të punonte në Martanesh dhe do të kthehej në banesën e tij. 


Agim Shehu prej 10 vitesh jetonte i vetëm. Gjatë sezonit të verës 50-vjeçari punonte në mal në prerjen e drruve në pyjet pranë Bizës, gjithashtu edhe në mbledhjen e bimëve mjekësore të cilat i siguronin të ardhura. Agimi është babai i 3 djemve 20, 16 dhe 10 vjec të cilët jetojnë në Itali me nënën e tyre. Si shenjë dalluese Agim Shehu ka një të çarë në anën e djathtë të mjekrës.

Kush ka informacion për Agim Shehun lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 dhe të enjten ora 16:30

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë

Mbi 10 mijë emigrantë u mbytën këtë vit në tentativë për të shkuar në Spanjë