Reperi i njohur si Seriali që bë hit para tre viteve është zhdukur krejtësisht nga rrjetet sociale. Duhet t’ju kujtohet patjetër kënga me titull “Kozeta”, dedikuar të dashurës së tij që i theu zemrën. Ai është shfaqur gjithmonë pa fytyrë duke mos e bërë të ditur as identitetin e tij.
Mirëpo prej shumë kohësh ai nuk ka publikuar më asnjë këngë të re, dhe në një status në rrjetet sociale në Janar të 2017-ës u shpreh se nuk kishte kohë për të kënduar.
Statusi i fundit i Serialit në rrjetet sociale
“Përshnetje tgjithve skena pas koh me knu, kismet konga re. Nji rrespekt për legjendat e Shqipris. Mu kujtun sot ene u zgjova me ta. 2die4 rrep shqiptar 100% respekt seriali!”-ka shkruar ai duke postuar një këngë të grupit të hershëm shqiptar 2DIE4. Për herë të fundit Serialin e pamë në emisionin “Zonë e lirë”, ku foli për jetën e tij.