Zhdukja e Ervis Martinajt, Rama 'shuplakë' policisë: E papranueshme që nuk dihet ende nëse është vrarë apo jo! T'i japim fund këtij seriali

Në takimin me Drejtuesit e Lartë të Policisë së Shtetit, Kryeministri Rama preku edhe çështjen e kronikës së zezë që ka pushtuar të gjithë vëmendjen e opinionit publik javët e fundit, atë të zhdukjes së Ervis Martinajt. Rama tha se është e papranueshme ajo që ka ndodhur me këtë histori. 

“Si është e mundur që policia e shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej figurave më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që mediat çdo natë janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo nuk u vra ai që ishte shumë i kërkuar nga policia. Lajme me luanë, me bamirësa, me oligarkë, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit Shqipëri. Policia nuk di ende ta thotë ‘ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet tëg marrë fund sa më parë”, tha Rama.

Nëse i kërkuari është vrarë duhet t’i thuhet publikut nëse jo t’i dorëzohet policisë, kështu porositi Rama drejtorin e ri të policisë lidhur me zhdukjen e Ervis Martinaj. 

‘Drejtori i policisë së shteti që merr sot detyrën si një ndër oficeret më jetëgjate, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund. Nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut nëse jo të gjendet të kapet ti dorëzohet policisë.’- tha Rama.  

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani gjatë muajit maj në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Një efektiv policie Jeton Lami, u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. Efektivi Lame është zbuluar pas hetimeve që po kryejnë pas denoncimit që ka bërë familjari se Ervis Martinaj është zhdukur. Rreth dy javë më parë, xhaxhai, Faik Martinaj, ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Lezhë se ka humbur kontaktet me nipin. Policia Shqiptare dhe Shërbimi Informativ janë përfshirë në një hetim të përbashkët për gjetjen e Ervis Martinaj

Kujtojmë se në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi.

Ervis Martinaj është në kërkim ndërkombëtar me urdhër të SPAK, pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani i cili ka thënë se Martinaj e kishte paguar për të vrarë Indrit Doklen. Ai ka thënë se 500 mijë euro do paguante Ervis Martinaj për këtë vrasje. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale. Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • OkOk: 12/09/2022 23:22

    Pytni aldo avdylin sa e ka shit te xhe.toplini cami

    Përgjigju
  • ish--trafikanti: 08/09/2022 08:14

    KOKAT HENGSHIN O KRYEMINISTER,,,,VETE U FUTEN NE RRUGEN E KRIMIT....PERFUNDIMI DIHET,,,,PLUMB PAS KOKE PARA SE TE MBUSHESH 40 VJEC.....

    Përgjigju
  • Surreli: 08/09/2022 07:06

    Thojini Ramës se Vis Martini ka 2 vila rreth shpis së Ramës në Surrel e mos na boj si i indinjun e kërko gjasme zbardhjen e ngjarjes. VISI osh gjall ene t'fala i bo nga ai veni ku Rama II ka miqt e vet Abdurrahim bin Rećep etj etj

    Përgjigju
  • Alb 3: 07/09/2022 22:48

    Po kujt i plasi per kete mbeturine

    Përgjigju
  • pangopur: 07/09/2022 21:28

    ate e ke vra o Edi Rama se ke dasht eshe bastet. Po andej nuk harrojne e ta kthejne nderin edhe sot 12 vjet.

    Përgjigju
  • Fbi: 07/09/2022 20:15

    Per ne popullin e thiesjt qe nuk merr vesht sa thelle jane intrigat dhe interesat : Ervis Martinaj qe na doli nga hici eshte gjalle apo eshte vrare? Personalisht me duket e pamundur te inskenohet nje zhdukje e ketyre permasave. Ka shuuume qe thone eshte gjalle, ka te tjere qe me shume siguri pohojne qe e kane tradhetuar aleatet e tij te ngushte madje thone qe kane pare video dhe qe nuk jeton me. Si qendron e verteta?

    Përgjigju
  • Huyt: 07/09/2022 18:48

    Gjalle eshte vis baxhella gjalle. Do ja degjoni krismen

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 07/09/2022 18:34

    Jan ba si fallxhor tan gazetart, u vra su vra. Pse nuk ja sekuestroni pasurin atij krimineli. Tan kriminelave vetem merrni paret e bisneset e ater Sjan ma te rrezikshem.

    Përgjigju
  • Tani: 07/09/2022 18:25

    Përse pa e vrarë këtë visin nuk i hapte dot bastet Rama apo kishte frikë nga ai ?

    Përgjigju
  • Sas: 07/09/2022 18:07

    Gjej njehere ata te inceneratoreve pastaj merru me nje plehre si ty o i pafytyre e boll i hodhe popullit kesi shashkash

    Përgjigju
  • Randolph: 07/09/2022 17:33

    Po pse tallesh more babe. Njerezit e dine

    Përgjigju
  • Randolph: 07/09/2022 17:31

    Po e ke vra more burre se tash I hape rrugen tand vlla per me I marre biznesin atij. Sa e vrave Visin I hape bastet prape.

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/09/2022 16:49

    Ti e ke zhdukur o Edvin shkjau shqipfolës! Ti e di shumë mirë se qfar i ka ndodhur E Martinajt dhe ku ështé, leri prrallat o vrasës

    Përgjigju
    • Arbëror Fisqiri: 08/09/2022 07:20

      Prap dole ti vemje? Ta tha Sali Berishovici apo Mul spiuni udb ket informacion. Te kam thon, rri vashdo punen ti se te tjerat si kupton dot ti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror