Zhdukja e mistershme e gramshiotit në Itali, lidhja me tre shokët trafikantë, njëri u vra, njëri humbi (Historia)

Një 25-vjecar që humbi në rrethana misterioze nga Firence e Italisë. Historinë e tij e kemi trajtuar në emisionin “Pa Gjurmë” I rikthehemi kësaj historie pasi kemi dëshmi të reja. Sokol Tervoli në 2004 jetonte në Firence të Italisë me identitet të rremë. Dyshohet se ka perdorur dy pasaporta, Naser Shala si shtetas kosovar dhe Admir Asllani si shtetas shqiptar nga qyteti i Lushnjes. Sokoli është marrë me punë të jashtëligjshme në Firence dhe ka qenë nën shoqërinë e disa miqve të tij, po nga Gramshi.

Almir Harruni, Aurel Zani ku njihej nga shoqeria me pseudonimin Leqe, si dhe një personi tjetër me mbiemër Xhangolli që thërritej Nuçe në Itali, që fatkeqësisht ky i fundit u gjet i vdekur pas zhdukjes së Sokol Tervolit. Një grup bashkëmoshatarësh nga Gramshi që jetonin në Firence dhe në maj qershor të 2004 zhduken dy prej tyre. I pari është Sokol Tervoli dhe Klodian Kaptelli, nuk jemi të sigurt që të dyja zhdukjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por nga kërkimet tona, dyshojmë se janë zhdukur të dy për të njëjtin motiv. Pas zhdukjes së dy të rinjve në shtator po të njëjtit vit, vjen i vdekur njëri prej tyre dhe e kam fjalën për të riun nga Gramshi me mbiemrin Xhangolli që njihej në shtetin Italian me pseudonimin Nuçe.



Cfarë ndodhi me Sokol Tervolin?
Një ditë më pas, motra e tij e ka telefonuar dhe ai është shprehur se për shkak të një feste zyrtare në shtetin Italian nuk ka mundur dot të presi biletë dhe e kishte shtyrë udhëtimin për ditën e dytë. Por ky ishte momenti i fundit dhe më pas telefoni i Sokol Tervolit fiket. Nga mesi i muajt maj, ai është parë në Firence nga të afërm të familjes dhe gjendja e tij psikologjike nuk ishte mirë dhe kuptohet qartë pse. Ky i ri sëbashku me persona të tjerë ishin shpërndarës të lëndëve narkotike. Pas fikjes së telefonit, nuk i ka ndodhur asgjë e keqe pasi kemi gjurmë jete të Sokolit se është parë sërisht në Firence. Duket qartë se numrin e telefonit e ka ndryshuar në mënyrë të vullnetshme.

Një tjetër shenjë jete për Sokol Tervolin në Torino të Italisë.
Në fund të majit të vitit 2004, gramshioti udhëton në Torino për të takuar një person (femër) dhe rikthehet sërisht në Firence. Gjurmët e tij zhduken nga këtu.

Cfarë ka dashur të fsheh ? Si i ka pasur problemet?
Pikëpyetje të mëdha.
Ajo që dimë është se Sokol Tervoli ka pasur konflikte me dy miqtë e tij, Almir Harruni dhe Aurel Lena për një dokument falso. Aurel Lena i i kërkonte paratë dhe bëhej fjalë diku tek 2 mijë euro.
Janë bërë shumë kërkime për Sokol Tervolin. Makina e tij u gjet një muaj pas zhdukjes në një provincë të Firences. Makinë që nuk e përdori vetë Sokoli, pasi nuk kishte patent, por ishte nën pronësinë e tij.

Cfarë ndodhi me jetën e tij?
E zhduken, apo perfundoi në burg?
Kjo e dyta bie poshtë për shtetin italian, pasi familjarët kanë bërë verifikime me emrin real Sokol Tervoli POR edhe dy emrat qe dyshohet qe ai mbante:
Naser Shala si shtetas kosovar
Admir Asllani si shtetas shqiptar nga qyteti i Lushnjes.
Pista e dyte dhe kjo jo pak e rëndësishme është ajo e shtetit francez.
Nga verifikimeve kemi mësuar se Sokol Tervoli pas konflikteve në Firence është thirrur nga një person në Francë dhe dyshohet se ka udhëtuar me tren drejt Francës.

Më pas nuk dihet çfarë ka ndodhur?
Kjo pistë mbetet ende enigmë, pasi nuk është verifikuar ende.
Gjatë kërkimeve tona kemi hasur shumë informacione, rrugë të ndryshme na lidhin me emrin Sokol Tervoli.
E para mbetet Firence, aty ku dhe nga u zhduk
E dyta mbetet Franca pasi dyshohet të kaloj në këtë shtet

Dhe:
Pista e tretë është ajo e Holandës
Në kuadrin e fjalëve që kanë mbërritur edhe në familje dyshohet se Sokol Tervoli udhëtoi në Hollandë, pasi ka qenë edhe më parë në këte shtet. Duke ditur që Sokol Tervoli është paraqitur me pasaportë kosovare si Naser Shala, nga verifikimet del se një shtetas kosovar po me ketë emër ishte dënuar me 11 vite e 6 muaj heqje lirie në Amsterdam. Dënimi kishte nisur në 2004 dhe diku nga mesi i vitit 2015 do të bëhej ekstradimi i tij në Kosovë. Madje kemi mësuar se në këtë burg ky shtetas kosovar që dyshojmë se është Sokol Tervoli kishte bërë edhe një operacion. Babai i tij, Rakip Tervoli, u largua nga kjo jetë, para dy vitesh, me brengën e madhe, për Sokolin. Nëna, Fatmira është diagnostikuar me një semundje të rendë dhe çdo ditë shpreson se do të mësoj ndonjë lajm për të birin.

Sokol Tervoli

Mosha: 40 vjec (25 vjec)

Vendlindja: Gramsh

Humbi cdo kontakt me familjen në fillim të muajt maj të vitit 2004

(15 vite)

Nga: Firence Itali

Eshtë i gjatë 1.80 cm. Flokët ngjyrë gështenjë, sytë kafe.

Ka nje tatuazh të dukshëm në krahun e majtë ( dragua) si dhe një të çarë në vetullën e majtë.

Ai zotëron shkëlqyeshëm gjuhën greke, italiane dhe frënge.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike