Zhdukja misterioze e kapitenit të Jahtit, gati dy letërporosi në Turqi dhe Malin e Zi

Zhdukja misterioze e kapitenit të Jahtit, gati dy letërporosi në Turqi dhe Malin e Zi

Sezgin Yavuz

Hetimet për zhdukjen misterioze të kapitenit turk Sezgin Yavuz, nuk kanë sjellë asnjë rezultat për sa i përket gjetjes se një gjurme të personit të zhdukur. Gjatë kësaj kohe prokuroria e Lezhës, është fokusuar në mbledhjen e informacionit, ndërkohë pritet që shumë shpejt akuza do i drejtohet me një kërkesë letërporosie autoriteve të drejtësisë Turke dhe të Malit të Zi për të marë informacion, lidhur me shtetasin Sezgin Yavuz dhe pronarin e jahtit luksoz Nedim Akyuz. Prokuroria e Lezhës zyrtyarisht nuk di asnjë gjë rreth këtyre dy personave dhe veprimtarisë së tyre në Turqi dhe Malin e Zi, ku kanë qënë së bashku.

Dyshimet flasin për një konflikt të mundshëm mes pronarit të mjetit lundrues dhe kapitenit. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi, është ajo e trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi. Një ndër kërkesat për informacion që prokuroria kërkon në Turqi, është dhe interesi i akuzës nëse dy personat Nedim Akyuz dhe Sezgin Yavuz janë të skeduar në veprimtari kriminale në turqi.

Mirëpo teksa prokuroria e Lezhës është duke përgatitur këto dy letërporosi që do dërgohen në Turqi dhe Malin e Zi,nga ana tjetër biznesmeni i tekstileve Nedim Akyuz, vijon kërkimin e jahtit luksoz, me qëllim dërgimin e tij në portet e Greqisë, pasi sipas tij qëndrimi në portin e Shëngjinit, sjell dëmtimin e mjetit lundrues. Pak ditë më parë “Shqiptarja.com” zbuloi detaje dhe hodhi dritë mbi historinë e jahtit turk “Atik Bey” të braktisur në Shëngjin. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës dhe mundësia e vrasjës së kapitenit. Për herë të fundit ky jaht është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku kapiteni Sezgin Yavuz ka qëndruar nga data 30 gusht deri në datën 2 shtator.

Sinjali i fundit i përket orës 18:20 minuta në datën 2 shtator në afërsi të Kotorrit në Malin e Zi ku dhe më pas komunikimi i tij me GPS është fikur. Kapiteni ka fikur transponderin GPS për 14 ore teksa ishte në brigjet Shqiptare, në vijën bregdetare Dhërmi- Seman dhe Durrës-Velipojë. Më konkretisht gjatë orës 17:25 (15 korrik) deri 00:21 (16 korrik) ështē fikur GPS përgjatë brigjeve në jug nga Dhërmiu në Seman. Ndërsa nga ora 02:37 (16 korrik) deri 07:49 është fikur GPS nga Durrësi deri pranë brigjeve veriore në Velipojë.  Jahti “Atik Bey” në datën 1 korrik është nisur nga Bodrumi në Turqi duke filluar të lundrojë drejt Greqisë dhe më pas në ujërat shqiptare, ku ka mbërritur me 15 korrik, pa fikur asnjëherë deri në këtë moment sinjalin GPS (Transponder), një aparat që lejon të gjurmohet gjithë lëvizja në lundrim e çdo mjeti lundrues.

Me 15 korrik jahti mbërriti përballë portit të Sarandës dhe që këtu nisin disa lëvizje të çuditshme: Jahti nuk futet në port, por qëndron jashtë tij për disa minuta dhe më pas rinis lundrimin: Përse? Ka kontaktuar dikë apo ka marrë në bord dikë? Jahti vazhdon lundrimin dhe përballë Dhërmiut fik Transponderin duke u zhdukur kështu nga radarët për 8 orë rresht. GPS rindizet kur jahti Atik Bey ndodhet tashmë përtej grykëderdhjes së Semanit. Duke qenë se GPS është i fikur nuk dihet nëse jahti ka qendruar në det të hapur apo është afruar në breg.

Lundrimi vazhdon dhe pasditen e 15 korrikut përballë brigjeve të Durrësit jahti e fik sërish transponderin për t'u rishfaqur 6 orë më pas, në 8 të mëngjesit të 16 korrikut përballë Velipojës, ku transponderi ndizet sërish. Nga ky moment e tutje jahti futet në ujërat e Malit të Zi dhe gjatë gjithë muajit gusht lundron në Kroaci duke prekur porte të ndryshme, deri më 30 gusht kur jahti kthehet në portin e Budves ku qëndron dy ditë dhe më pas, pasi ka fikur sërish GPS zhduket deri më 7 shtator kur gjendet në ujërat e Shengjinit pa asnjë person në bord.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg