Zhgënjehet Shpëtim Gjika me
PS-në e Vlorës: Pse më përjashtuat?

Zhgënjehet Shpëtim Gjika me<br />PS-në e Vlorës: Pse më përjashtuat?
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është i zhgënjyer nga dega e PS-së në Vlorë, drejtuesit e së cilës, i akuzon për anashkalim dhe përjashtim. Ja çfarë shkruan ai në Facebook.

“U zhvillua sot mbasdite Asambleja e Partisë Socialiste Vlorë!
Disa pyetje doja t’u drejtoja organizatorëve:
Mua pse nuk më njoftuat?!
Nuk vlen më statuti dhe vendimi i Asamblesë Kombëtare të PSSH-së, sipas të cilit unë, si delegat i Kongresit, jam edhe anëtar i asamblesë së PS-Bashkia Vlorë?!
Apo ju të dashur organizatorë dhe ish-bashkëpunëtorë të mi ndër vite keni vendosur të më përjashtoni nga struktura në të cilën socialistët vlonjatë më kanë zgjedhur me votë?!
Në qoftë se është kështu, të paktën ma bëni të ditur se më ngelën sytë te telefoni, duke pritur njoftimin tuaj!
Sa i përket qenies time në PS, nuk pres nga ju as njoftim dhe as shkarkim!
Sepse e kam zgjedhur vete Partine Socialiste qysh më 23 mars 1992!
Gjithsesi si anëtar i thjeshtë i PS, i uroj suksese punimeve të kësaj asambleje sot!”


gjik

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës