Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
43/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
26.7%
-
Jo
62.7%
-
Nuk e di
10.6%
Vota total: 303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
S'deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me 2 vite shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe! SPAK kërkoi 17 muaj burg
9 Tetor, 09:43
-
Viti i ri akademik, Erisa Xhixho: Braktisja e universiteteve këmbanë alarmi, degët e mësuesisë në rrezik mbyllje
9 Tetor, 09:38
-
Basketboll/ Flamurtari për femra dhe Besëlidhja për meshkuj kampion të Superkupës! Për lezhjanët historike
9 Tetor, 09:34
-
Sa i rrezikshëm është për Harris largimi i amerikanolatinëve?
9 Tetor, 09:25
-
E rëndë në Itali/ Shqiptari mbyt gruan në sy të 2 fëmijëve të mitur 4 e 6 vjeç, arrestohet
9 Tetor, 09:09
-
Bashkia e Tiranës dhe Kadastra marrëveshje bashkëpunimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje! Miratohet në Këshillin Bashkiak pa votat e opozitës
9 Tetor, 08:52
-
Erdogan nesër në Tiranë, inauguron xhaminë e Namazgjasë! Myftinia e Tiranës: Do e drejtojë imami Gazment Teqja! Mungon Spahiu i KMSH
9 Tetor, 08:35
-
Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci! I dëmtuar edhe Asllani
9 Tetor, 08:32
-
SHBA/ Uragani Milton pritet të godas Floridën, banorët evakuuohen nga banesat
9 Tetor, 08:27
-
Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin
9 Tetor, 08:10
-
Mark Rutte: NATO do të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën kundër agresionit rus
9 Tetor, 08:05
-
Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit
9 Tetor, 07:51