Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
44/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
27%
-
Jo
64.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nuk ndalen debatet te Hetimori i Shëndetësisë! Vokshi akuza Ndrecës: Më nxorre Gardën për të më penguar, nuk bëhesh dot kryetari
9 Tetor, 12:09
-
Gazetarët investigativë nga Shqipëria dhe Maqedonia po hetojnë së bashku për herë të parë krimin ndërkufitar dhe korrupsionin
9 Tetor, 12:02
-
Simone Inzaghi e Javier Zanetti thirren në Prokurori, u kapën në përgjime me ultrasit e Interit! Do dëgjohen edhe futbollistë, mes tyre kapiteni i Milanit
9 Tetor, 11:52
-
Kek me hurma nga zonja Albana
9 Tetor, 11:47
-
DEBATET/ Ndreca shpërthen ndaj Vokshit: Keni vrarë 4 veta në Bulevard e 28 të tjerë në Gërdec
9 Tetor, 11:47
-
Përplasja verbale në komisionin hetimor! Vokshi: Do ta shohim rrogën! Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Sekretaria merrni ambulancën
9 Tetor, 11:41
-
Lakër e stufuar nga zonja Albana
9 Tetor, 11:40
-
Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti "Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar"
9 Tetor, 11:38
-
Debat i ashpër te Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Garda nxirr dëshmitarin jashtë! Ndreca: Nuk është komision yt, po e marr në pyetje
9 Tetor, 11:34
-
Proda firmos tjetër lëvizje, Dhimitraq Ziu ikën nga Dibra në krye të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit
9 Tetor, 11:32
-
Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana
9 Tetor, 11:29
-
‘Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë’, Vokshi i hedh mikrofonin Ndrecës: Të të vijë turp! Metaj: Sillni ambulancën, ka nevojë për qetësues
9 Tetor, 11:26