Hersi Matmuja nuk arrin kualifikimin për natën finale të “Eurosong”. Rrugëtimit të Shqipërisë i ka ardhur fundi në mbrëmjen e parë të këtij kompeticioni muzikor.
Ka përfunduar konkurrimin e saj në natën e parë të festivalit të Eurovision në Danimarkë, përfaqësuesja e Shqipërisë, Hersi Matmuja.
Nga 16 vende pjesëmarrëse vetëm 10 prej tyre kanë arritur të kalojnë për në fazën tjetër gjysëm finale.
Ajo ka kënduar e gjashta mes garuesve nga shtetet e tjera në këtë kompeticion me këngën "Zemërimi I një nate".
Përveç performancës dhe vokalit të saj spikati edhe tatuazhi me Shqiponjën dykrenare që Hersi kishte në shpatullat e saj.
Të gjitha këngët të cilat prezantohen në edicionin e këtij viti në Eurosong kanë ashtu siçdo vit nga një klip prezantues ku në fund të çdo klipi shfaqet flamuri i shtetit përkatës.
Këngëtarja shqiptare Hersi Matmuja kishte zgjedhur si kartolinë prezantuese veten e saj ndërkohë që është xhiruar duke realizuar tatuazhin e simbolit kombëtar shqiptar sic është shqiponja e zezë me dy krerë.
Më pas në skenën e “Eurosong”, Matmuja ka vijuar perfomancën e saj duke dhuruar emocione pafund dhe përmbyllur kështu fazën e parë konkurruese.
Perfomanca e këngëtares shqiptare është komentuar dhe vlerësuar menjëherë në rrjetet sociale nga artistë shqiptar dhe jo vetëm duke publikuar foto nga interpretimi i Hersit.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
45/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
23.7%
-
Jo
70.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 642
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Oltion Bistri i porositi për 1.3 mln euro, kontrata u zgjidh! GJKKO i kthen kompanisë së ndërtimit 5 apartamente, parapagesa i kalon shtetit
9 Tetor, 13:47
-
Debatet të Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi dhe Vasili largohen! Ndreca ndërpret mbledhjen: Të presim dëshmitarin tjetër
9 Tetor, 13:46
-
Paralajmërimi i Edi Palokës: Na irritojnë njerëzit e ulur në lokale gjatë protestave! Herë tjetër mbyllni qepenat se mjafton një molotov brenda...
9 Tetor, 13:44
-
'Martinaj 100 mijë € Bardhit'? SPAK: Mesazhe të manipuluara, po hetojmë për burimin! Kush po i shtantazhon politikanët? Prokuroria: SMS të tilla u shkuan edhe të tjerëve
9 Tetor, 13:13
-
Jurgen Klopp bashkohet me Red Bull në postin e ri, gjermani për klauzolën speciale: Shumë i emocionuar
9 Tetor, 13:11
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Ndreca thërret dëshmitaren tjetër! Vokshi vijon debatet: Dil përjashta, o Garda jam unë kryetare
9 Tetor, 13:04
-
Masakra e Gërdecit, GJKKO rrëzon kërkesën për riekspertim, Mediu: Nxjerrin kot dëm se s’qëndron shpërdorim i detyrës
9 Tetor, 12:57
-
Qetësohet Sylvinho, Asllani lë pas dëmtimin! Tuci kryen stërvitjen e parë me Kombëtaren
9 Tetor, 12:55
-
Debatet te Hetimori i Shëndetësisë, Gentian Opre nis dëshminë! Vokshi heq fishat e mikrofonave! PS vijon me pyetjet
9 Tetor, 12:52
-
Rama i rikthehet turit të diasporës, më 26 tetor takim me shqiptarët në New York
9 Tetor, 12:42
-
Superkupa e Italisë/ Zbulohen datat dhe çiftet për Interin, Juventusin, Milanin dhe Atalantën
9 Tetor, 12:28
-
Debatet e ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë, Spiropali telefonon Ndrecën
9 Tetor, 12:23