Zhgënjen Skënderbeu, turqit
festë, fitore e “Shqipëri Etnike”

Zhgënjen Skënderbeu, turqit<br />festë, fitore e “Shqipëri Etnike”
Skënderbeu e nis me humbje aventurën në fazën e grupeve të Europa League, pasi u mposht nga Beshiktashi me rezultatin 0-1 në ndeshjen e zhvilluar në Elbasan Arena.

Turqit ishin superiorë në të gjitha drejtimet ndaj shqiptarëve duke e merituar fitoren, madje korcarët mund të konsiderohen me fat, pasi mund të kishin pësuar edhe më shumë, por portieri Sheshi shmangu gola të sigurtë falë paraqitjes mjaft të mirë që realizoi.

Sfida u ndoq nga një numër i konsiderueshëm tifozësh në Elbasan, por interesi nuk ishte i njëjtë me ndeshjen ndaj Dinamos së Zagrebit. Edhe në këtë ndeshje shqiptarët nuk e thyen tabunë përballë turqve, pasi nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv, teksa në 13 ndeshje në Kupat e Europës të gjitha i kanë humbur. Gjatë një interviste trajneri i Beshiktashit, Senol Gynes, është shprehur i kënaqur nga loja e ekipit të tij, duke theksuar se mund të arrinte një rezultat final 6-2 në favor të skuadrës turke nga loja e bërë.


  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim