Zhgënjimi i dytë i demokratëve të Foltores do të jetë më i madh se i 25 prillit

Zhgënjimi i dytë i demokratëve të Foltores do të jetë më i madh se i 25 prillit

Sali Berisha

Foltorja, në fakt nuk erdhi si nevojë e natyrshme nga baza e demokratëve ashtu siç duan ta "shesin", por erdhi si nevojë personale e diktuar nga lart duke mbledhur demokratë të zhgënjyer, sepse PD nuk fitonte zgjedhjet dhe të mbetur pa punë diskutojnë "bukën e gojës", por edhe ish drejtues, të cilët për shkak konsumimit të bindur se nuk ishin më projekt i Bashës për PD e të ardhmes, ju bashkëngjiten ish liderit historik, me shpresën, se rikthimi i tij do të ishte edhe një mundësi reale edhe për rikthimin e tyre si protagonistë në forumet e larta drejtësuese.

Si të parët edhe të dytët, luftën ndaj Bashës nuk e kanë parimore, por e kanë personale, sepse demokratët e thjeshtë të mashtruar me propagandë shpresojnë se ish lideri historik është aq shumë i fortë sa mund t'i sjellë prapë në pushtet e ndërsa ish drejtuesit e lartë shpresojnë se rikthimi i liderit historik është e vetmja mundësi për të mundur Bashën e kështu me largimin e tij ata mund të rikthehen përsëri në projektet e së ardhmes së PD!

Shumë demokratë, të mësuar nga punësimi partiak i PD, me pak merita personale profesionale, investimin e tyre politik në PD e kanë pasur me një qëllim të caktuar: të kontribuojmë që të fitojë PD dhe të na jap ndonjë vend pune e mundësisht të mos na kërkohet as prezenca fizike, por lekët të kalojnë në bank! Ka plot nga këta të Foltores, për fat të keq, që edhe në komentet që bëjnë nëpër Facebook si problem madhor kanë ardhjen në pushtet dhe punësimin. Këta pasi kanë kontribuar për 8 vjet në Opozitë ishin të bindur se me datë 25 prill, PD do të fitonte dhe ashtu siç e kam cilësuar edhe herë të tjera, pastaj "Deti do të bëhej Kos e të gjithë do të hanin me lugë floriri"! Kjo nuk ndodhi dhe me frymëzimin e iniciativën e ish liderit historik vendosën t'i kundërviheshin Bashës!

Megjithatë, nëse zhgënjimi i 25 prillit nuk ndodhi ekskluzivisht për fajet e lidershipit të PD, sepse pati një masakër zgjedhore, tashmë  shumë pranë zhgënjimi i dështimit të Foltores do të jetë ekskluzivisht për shkak të zgjedhjeve të tyre. Sot, ligjërisht kemi një PD dhe një kryetar e ky është Basha! Zgjedhjet e parakohshme në 5 bashki janë pas dere dhe në këto dy janë bastione historike të PD si Dibra dhe Shkodra. Foltorja nuk mund të marr pjesë në zgjedhje me logon e PD dhe e vetmja mënyrë është pjesëmarrja me kandidat të pavarur. Sistemi politik e kodi zgjedhor nuk i favorizon kandidaturat e pavarura e për pasojë gjasat janë që foltorja të mos ketë asnjë kryetar bahskie të zgjedhur e për pasojë nuk do të përmbush problemin e demokratëve për t'i punësuar e për pasojë ky do të jetë dështimi i dytë i tyre e më i madh se i pari e këtë herë ekskluzivisht për shkak të zgjedhjeve të tyre!

Shpejt ndjekësit e Foltores do e kuptojnë se ajo nuk prodhon pushtet lokal, por as pushtet qendror e kjo e fundit lidhet edhe me qasjen ndaj SHBA-ve. Kur të binden se foltorja nuk prodhon pushtet doe braktisën atë! Shpejt ky moment është duke ardhur!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën