Visar Zhiti, njëri prej ish-të bur gosurve politikë gjatë dikaturës në një intervistë për "Shqiptarja.com" u shpreh se greva e bashkëvuajtësve të tij nuk është rruga e duhur për të marrë drejtësinë që ata pretendojnë. Ai u shpreh se dëmshpërblimi është marrë me hyrjen e Shqipërisë në NATO, hyrjen e shpejtë në BE dhe reformat demokratike që ka ndërmarrë vendi.
Zoti Zhiti, një grevë urie u zhvillua për 26 ditë me rradhë në Tiranë, nga ish të përndjekurit politikë dhe sot (dje) gjykata vendosi ta pezullojë pas një padie nga policia e shtetit. Si ju duket ky vendim?
-Si shumçka, mjaft i vonuar. Megjithatë ligjet duhen respektuar, jemi të detyruar, edhe kur ka ligje të paligjshme. Dëshira ime është që grevistët e urisë sa më shpejt të kthehen në normalitet dhe po kështu dëshirat e kërkesat e tyre të normalizohen.
Si mund të ndjehet një grevist, që del nga një grevë kaq e gjatë pa gjetur zgjidhje për çka kërkon?
Më i uritur akoma. I uritur për drejtësi, për atë që kërkon, por besoj se në demokraci ka dhe duhet të ketë rrugë të tjera për të arritur qëllimin. Greva e urisë është një ekstrem dramatik, nuk ua dëshëroj kurrë bashkëvuajtësve të mi. Në uri kemi qenë gjithë jetën. Dua jetën e tyre dhe jo shuarjen. Nëqoftëse shoqëria jonë është indiferente, është për të keqen e saj dhe ne s' kemi pse shuhemi, por përkundrazi të forcojmë mesazhet e jetës, të drejtësisë dhe moralit. Kjo nuk arrihet duke ikur, por duke komunikuar, me marrëveshje e mirëkuptim, me dinjitet dhe arsye. I bindur se do të bindim. I duhemi njëritjetrit. Shteti nuk bën dot pa ne dhe ne nuk bëjmë dot pa shtet, të përmirësojmë njëri-tjetrin.
Sa e keni ndjekur këtë grevë dhe si e keni përjetuar?
Ju jeni një ish i burgosur politik, që keni vuajtur në burgjet e diktaturës…
I mbështesni këta njerëz në këtë iniciativë?
E kam thënë dhe herë tjetër, e kam përjetuar dhe e përjetoj keq, shumë keq, me dhembje dhe ankth, edhe me grevistët kam komunikuar, edhe me instancat e larta shtetërore, ish të burgosurit politikë meritojnë nderim të veçantë, mbështetje dhe nderim, kjo ka qenë dhe porosia e ambasadorëve që i kanë vizituar, madje dhe e Brukselit. Ish të burgosurit politikë kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë, i kanë dhënë shumë shoqërisë shqiptare, të mira materiale të kudogjendura dhe mbi të gjitha moral të lartë dhe shoqëria shqiptare e ka për detyrë të plotësojë kërkesat e tyre dhe t'u ruajë dinjitetin. Nëpërkembja e tyre është padrejtësi, që kthehet si bumerang në ata që nëpërkëmbin. Ish të burgosurit politikë e kanë treguar veten me qëndresën e tyre monumentale kundër diktaturës, të kujtojmë këtu se kanë bërë dy revolta politike në burg, në Spaç dhe në Qafë-Bari, te vetmet në të gjitha burgjet e perandorise komuniste. I kanë dhënë nder Shqipërisë. Dhe duhet ta ruajnë me kujdes këtë imazh, duhet të qëndrojmë mbi interesat partiake të çastit e ata që kanë në dorë të mos mbajnë mëri e të hakmerren mbi ish të burgosurit politikë. Kur ata s'kanë bërë asnjë hakmarrje ndaj persekutorëve të tyre.
A jeni dakord me çfarë kërkohet nga kjo grevë? A janë kërkesat ekonomike pika nevralgjike në jetën e kësaj kategorie të shoqërisë tonë?
Të kërkosh do të thotë të besosh tek ai ku kërkon. Jam dakort me kërkesat, madje sipas meje kanë kërkuar mpakshëm, jo thelbësoret, nëse kërkesat kufizohen me atë që quhet dëmshpërblim monetar, e kam thënë, ne nuk jemi kambistë që vuajtjen tonë dhe idealet tona t'í shkëmbejmë me valutë rrugëve, por sipas meje nuk duhej të zgjidhej rruga e grevës së urisë e sidomos tani. Duhet të hysh në betejë për të fituar e jo për të humbur. E them prapë, të burgosurit politikë, më mirë se sa të bëjnë greva, të gjejnë mënyrën që të dalin mbi palët dhe të bëhen faktor në politikën e sotme, jo të përdoren, por të përdorin përvojën e tyre në dobi të prosperitetit të përbashkët. Dëmshpërblim është liria, drejtësia, Shqipëria demokratike, e hapur, futja në NATO, ne BE dhe në këtë drejtim, të mos harrojmë, është arritur ëndrra e të burgosurve politike, pararendësve të demokracisë. Por dëmshpërblim është dhe dënimi i së keqes, i atyre që persektuaan, qoftë dhe moralisht. Në këtë drejtim ka shumë për të bërë. Jemi pas. Natyrisht dhe kërkesat ekonomike kanë rëndësi të dorës së parë, janë kusht i ekzistencës dhe shumë nga ata që kanë dalë nga burgjet e diktaturës janë të varfër, shumë të varfër padrejtësisht.
Nëse do të ishit për një grevë urie sot, si ish i përndjekur politik, çfarë do të kërkonit, hapjen e dosjeve, dënimin e persekutorëve, dëmshperblim ekonomik për vitet e burgut,…?
Të gjitha këto që përmendi ju do t' i kërkoja, por jo me grevë urie nën një çadër qëlaget, i rrethuar nga indiferenca vrastare. Duhet të jemi aq të mençur që t'i themi gjërat atje ku na dëgjojnë. Të bëjmë atë që përmirëson gjendjen dhe jo që e rëndon, së pari veten. Të mos i shërbejmë interesave partiake, që pasi dalin nga opozita në pozitë na harrojnë apo braktisin.
Kryeministri Berisha, nuk është pajtuar me këtë grevë. Madje u është drejtuar ish të burgosurve politikë me fjalë si pijanëcë, bixhozxhinj, etj…si e komentoni këtë qëndrim të kryeministrit?
Të shohim bëmat më mirë se sa fjalët. Burgjet politike të komunizmit, të ndërtuara sipas tezave të leninizmit e të përkeqësuara me enverizëm, nuk kishin qëllim të riedukonin njeriun, përkundrazi, ta prishnin atë, ta degjeneronin më keq se ata që kishin pushtetin. Të brengosurit e pafat edhe pijnë tani, ata që s'kanë të ardhura, edhe lozin bixhoz tani, shpresojnë te rasti, por humbin dhe më shumë. Veset e të burgosurve, nëse kanë e janë të dukshme, janë pasojë e një shoqërie më të keqe se ata, të një çedukimi aspak human. Berisha nuk kategorizon kështu shtresën e ish të persekutuarve politike, përkundrazi, ai ka dhënë vlerësimet më të larta për ta, ka luftuar në emër të tyre, është mbështetur tek ata dhe i ka mbështetur. Ne duhet të kërkojmë që ato që premtohen për ne, të përvuajturit politikë, të realizon patjetër si ligjet. Ku ka mangësira dhe ka, të plotësohen. Mirëkuptimi i ndërsjelltë është i domosdoshëm.
Si e shihni të ardhmen e kësaj kategorie të shoqërisë tonë? Do të gjejnë paqe këta njerëz?
Eshtë bërë shumë, jemi të lirë dhe ka ende më shumë për t'u bërë, besoj unë. Barra e të qnit të persekutuar, unë besoj se ka ikur nga shpatullat tona tani, moralisht të persektuar jane ata që persekutonin. U takon të tjerëve çlirimi nga vetvetja e keqe, që të vendosin paqen. Që të mos zhgënjehem shumë, unë nuk besoj shumë.
intervista e bërë dje, më datë 18 tetor në gazetë Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com