Zhupa:Mother Jones,ekstremiste e
majtë dhe e financuar nga Rama
Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp ka folur mbi investigimin dhe shkrimin e bërë nga revista Mother Jones, për lobimin e Bashës në SHBA.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një deklaratë për shtyp ka folur mbi investigimin dhe shkrimin e bërë nga revista Mother Jones,
për lobimin e Bashës në SHBA. Ajo shprehet se revista është ekstremiste e majtë dhe se është financuar nga Rama, i cili përmes kësaj, sipas Zhupës, mbulon kokainën. Zhupa ju referua edhe deklaratës së Spiropalit duke thënë se përmendja e Kremlinit dhe Rusisë nga ana e saj ishte qesharake.
Deklarata e plotë e Ina Zhupës
"Shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme.
Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të.
Akuzat me rusë të artikullit janë thellësisht qesharake, por për t’i bërë edhe më qesharake, sot ato i ripërcolli Elisa Spiropali.
Elisa, e cila nga puna në doganë duket se ka krijuar një njohje të veçantë për oligarkët, ka bërë sot një sallatë ruse me oligarkë dhe Kremlin.
Është shenjë e nivelit të turpshëm të korruptimit dhe inkriminimit të Partisë Socialiste fakti që ruajtësja e nderit në PS është bërë Elisa Spiropali. Por është akoma më e rëndë që një parti e tërë po angazhohet përherë e më shumë në mbrojtje të drogës dhe të krimit.
Edhe ky cikël akuzash të mercenarëve të paguar me paratë e kontrabandës dhe trafikut që kur Elisa ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, do të diskretitohen.
Ajo që mbetet është ajo që ka rëndësi - Saimir Tahiri si trafikant dhe familja Rama e përfshirë në tregtinë e kokainës.
Këta janë rreziku i destabilizimit të Shqipërisë."
d.gj/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1421
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës ‘dogji’ gjyqtarin Lazër Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës e Shkëlzenit për CEZ: E kërkuan prokurorët
26 Maj 2023, 17:36
-
Auditi për lobimet ruse në PD, Kadilli në Kontrast: Provë që bëjnë politikë për ego personale! Vangjeli: Basha shantazh Berishës! Po mbulojnë atë me ashtu
27 Mars 2023, 15:03
-
Para ruse në PD? ‘Rithemelimi’ i Berishës: S’ka prova, asnjë qindarkë të hyrë apo të dalë nga kompania ruse ‘Binata Trade’! Të hetohet Basha! E thirrëm, s'pranoi të përgjigjej
27 Mars 2023, 12:59
-
Cili është tradhtari, Rama apo Berisha?
5 Shkurt 2023, 11:32
-
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
3 Shkurt 2023, 14:19
-
Akuzat e opozitës për lidhjen me ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Rama: 225 mijë dollarët jo para lobimi, por lekë borxh që Agron Neza ia dha McGonigal
26 Janar 2023, 22:05
-
Mero Baze: Të gjitha gënjeshtrat rreth historisë shqiptare të ish zyrtarit të FBI
26 Janar 2023, 21:41
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Propaganda e ‘Russia Today’ nderon protestën e Berishës, kritikon samitin në Tiranë
7 Dhjetor 2022, 16:12
-
Berisha do t’u tregojë liderëve të BE 'Gërdecin', '21 janarin' e financimin rus?!
5 Dhjetor 2022, 18:34
-
Votimi elektronik në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Edhe pse ka interes, nuk ka shtysë nga partitë politike! Financimet ruse, shkelje e rëndë
23 Nëntor 2022, 11:26