Zhupa në Report Tv: Askush nga kandidatët e primareve s’do futet në zgjedhje nën siglën e PD-së së Alibeajt! Vendimi i KAS i paprecedentë

KAS i kërkoi KQZ që të regjistrojë në zgjedhje PD-në me kryetar të Komanduar Enkelejd Alibeajn, por për grupin e Sali Berishës ky vendim është i paprecedentë. E ftuar në Report Tv, deputetja Ina Zhupa tha se nuk mund të regjistrohej në këto zgjedhje Alibeaj, por Berisha.

Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja Zhupa thotë se partia i takon Berishës, pasi vendimi Apelit ende nuk është futur në fuqi, duke qenë se do dërgohet për rekurs në Gjykatën e Lartë. Për këtë arsye, ajo tha se prisnin nga kryekomsioneri Ilrjan Celibashi që të regjistronte Berishën që në fillim.

“Ishte një vendim i paprecdentë, mjafton të shini njoftimin zyrtar të bërë nga KAS, vendosi të pranojë si kryetar nënkryetarin e partisë Enkelejd Alibeaj. Ne prisnin që në fazën e parë që Celibashi të regjistronte një fakt të njohur botërisht. Cila gjykatë ka njohur Alibeajn? Mund të kishin regjistruar Bashën meqë kishte një vendim gjykate. Nëse do qëndrojmë te faktet e njohura botërisht, nuk mund të regjistrohej Alibeaj, por Berisha. Si mund të hy në fuqi vendimi i Apelit kur t’i e ke apeluar. Ne do merrnim pjesë në zgjedhje me koalicion gjithsesi për të maksimizuar votat, por po i bëhet një dëm demokracisë së vendit. Nëse do të ndahesh nga e kaluara

Sa i takon thirrjes së Alibeajt që kandidatët e primareve të garojnë nën siglën e PD-së, Zhupa thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi nuk pranojnë të bëhen pjesë e fasadës politike.

“Asnjë logo. Ne dalim me një koalicion. Demokratët nuk votojnë asnjë logo të partisë, ka logo të koalicionin. Logon e PD-së e vodhën me vendim gjykate. (...). Nuk do të shkojë askush, sepse nuk bëhet pjesë e fasadës e lojërave politike, askush nuk tradhton anëtarët që e kanë zgjedhur. E kanë zgjedhur strukturat e PD dhe nuk i tradhton. Nuk e kemi këtë frikë”, tha Zhupa në Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Debat në Report Tv: Mërtiri: Berisha është e shkuara! Zhupa: Nuk dëgjoj çdo idiotësi, ndotje akustike! Analisti: Mirupafshim

 

Një debat është zhvilluar në Report Tv mes analistit Ergy Mërtiri dhe deputetes Ina Zhupa sa i takon zgjedhjeve vendore. Analisti Mërtiri thotë se Berisha është e shkuara dhe nuk do i sjellë asnjëherë fitoren partisë, por nga ana tjetër Zhupa tha se nuk mund të dëgjojë çdo idiotësi të tij.

Mërtiri tha se do e linte intervistën, por në fakt nuk u largua.

Ina Zhupa: Se lë tjetrin të thotë budalliqe se më vjen keq.

Ergys Mërtiri: A më bën një nder mos ki keq ardhje për mua

Ina Zhupa: Unë për ty e kisha dhe në respekt të qytetarëve që të dëgjojnë ca të vërteta

Ergys Mërtiri: Të lutem mos më mëshiro kaq shumë, më lër të them budallaqet e mia.

Ergys Mërtiri: Berisha është  e shkuara, po e përdor partinë si një instrument për hallet e veta personale.

Ina Zhupa: Unë çdo idiotësi nuk e dëgjoj dot. Ndotje akustike.

Ergys Mërtri: Unë e lash mirupafshim. Unë nuk jam karagjoz, unë vi flas ajo thotë ndotje akustike.

Ergys Mërtri: Kjo parti s’ka për t’i fituar kurrë këto zgjedhje.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zana: 19/03/2023 02:14

    moj zhupa mertiri ka shume te drejte,,,,saliu eshte e shkuara,,,dhe marrezia,,inkonpetenca,,,edhe edi dhe meta jane e kaluara mertir,,,duhet votuar te rinj si; shabani,,soko,,,qorri...

    Përgjigju
  • FATKAR GAZI MERSEPE ÇAFAJ: 17/03/2023 18:12

    Shikoni ktë flliqësirën Ina Zhupa se çfar niveli ka dhe çfar fjalori prej rugaçe përdor kjo femër. E hajde votoje ktë jashqitje të kombit Shqiptar. E prit nga kjo lloj skorje ti shërbej popullit të vuajtur Shqiptar. Shqiptarët e shkret që u degjeneruan nga krimineli psikopat Enver Hoxha ran në duart e krye psikopatit hajdut kriminel Sali Bajgës. Pra me një fjal nga shiu ran në breshër. Sa gjynaf se ka merituar populli martir Shqiptar ktë gjë. Prandaj o popull mos votoni jashqitje si Ina Zhupa të dorës 3.

    Përgjigju
  • Shqiptari: 17/03/2023 15:35

    Kjo edhte nje femer plehe,dhemb qene e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie