Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend përsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë. Akuza pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që ndërpreu seancën e kaluar për 25 minuta pas kaosit të opozitës, duke e quajtur një ushtar të autokratit Rama.

“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve