Zhupa tur për ligjin e zonave të mbrojtura: Oligarkët u kanë vënë syrin për ndërtim! E çojmë në Gjykatë Kushtetuese

Shkoder- Deputetja Ina Zhupa ka nisur një tur takimesh në qytete për të kundërshtuar ligjin e ri për “Zonat e Mbrojtura”.

Në një takim në Shkodër Ina Zhupa tha se duhet të sensibilizohet publiku për demet që sjell ligji i ri.

Në parashikimet që ka ky ligj, për ta kthyer shikimin tek Shkodra edhe për të kuptuar dhe ligjin, është që cilido oligark dhe e nënvizoj oligark dhe jo qytetar dhe jo 1 individ i thjeshtë i cili mund të gëzoj edhe një titull pronësie atje apo një individi i cili në komunitetin e vet lokal do të ngrejë një biznes sado të vogël apo modest, me struktura druri, brenda zonave të mbrojtura, nuk bëhet fjalë për këta. Bëhet fjalë për oligark të cilët do të ndërtojnë siç thotë ligji, resorte gjigante me 5 yje. Bëhet fjalë për ndërhyrje në infrastrukturën e këtyre zonave për t`i shërbyer medemek interesit publik, që nga gazi, që nga aeroport në Zonën e Nartës që Ju i keni ndjekur.

Pra bëhet fjalë për ndërtime masive, betoni masiv, përçudnimi i këtyre zonave të mbrojtura me qëllim që të përfitoj një klient i pushtetit, një oligark i cili atje të pastroj edhe paratë e paligjshme në fakt sepse nuk kemi këto lloj biznesmenësh në Shqipëri po mos të jenë të lidhur me pushtetin që ti dhurojmë tokën brenda zonave të mbrojtura. Interesi publik shumëzohet me zero, dhe si mund të justifikohet që t’i një pronë publike, një pronë që e gëzojnë të gjithë qytetarët, një pronë e cila ka brenda biodiversitetin dhe larminë e jashtëzakonshme të florës dha faunës, të vlerave që ka edhe për shëndetin edhe për natyrën e vendit t`i kthesh nga sot nesër në një pronë private për pasurimin dhe për xhepin personal të X klienti të pushtetit.”, tha ajo.

Duke argumentuar përse ky ligj dëmton zonat e mbrojtura e i kthen në kantier ndërtimi, Zhupa paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese në rast se Presidenti dekreton ligjin.

"Ne të jemi të përgatitur edhe për betejën tonë të radhës, në rast se Presidenti i Republikës e kalon ligjin dhe ligji hyn në fuqi, për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese ku do të jemi krah për krah me shoqërinë civile, me ekspertët" tha Zhupa.

Ligji për Zonat e Mbrojtura  u miratua në 22 shkurt në Kuvend.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë