Zhurmë, shumë zhurmë… Edi Rama i ka votat për presidentin e ri, të FSHF-së e të Republikës!

Zhurmë, shumë zhurmë… Edi Rama i ka votat për presidentin e ri, të FSHF-së e të Republikës!

Armand Duka dhe Edi Rama

Sa herë që ka pasur zgjedhje në FSHF (një herë në katër vjet) një muaj ose dy para se të shpallet fituesi, është bërë zakon që të bëhet zhurmë e madhe. Zhurma dhe poteret po tregojnë gjithnjë e më tepër se ato janë sporti më i preferuar i shqiptarëve, përveç futbollit.

Por sa herë që është bërë zhurmë e madhe, po aq herë fitues ka dalë kreu i saj, Armand Duka. Sa më e madhe ka qenë zhurma, aq më e thellë ka qenë edhe fitorja e Armand Dukës.

Në atë sportive, garën për kreun e FSHF-së, ai e ka fituar çdo 4 vite që prej 2002, duke sfiduar çdo rival që ka pasur përballë.

Ish-ministri Ylli Pango u përpoq në vitet e para të qeverisë së dytë të Berishës që të shkarkonte Armand Dukën, por dështoi, madje nga ajo përpjekje e pastër politike Shqipëria u përjashtua nga FIFA dhe UEFA. Pango emëroi drejtues të rinj në disa klube futbolli, që ishin në varësi të bashkive të djathta në atë kohë, por gjatë rrugës ata duket se kishin ndryshuar mendim, për shkaqe që mbetën të paqarta, përderisa pas votimit fitorja e Dukës, rezultoi më e thellë.

Pango u përfshi më pas në një skandal punësimesh në ministri duke e mbyllur karrierën politike me ‘nder’ .

Edhe ish-ministri Bujar Leskaj mori përsipër të njëjtin mision, por u tërhoq më shpejt kur kuptoi që ata (politika+ekonomia) ‘ishin bashkë’. Me kaq përfundoi beteja ‘politike’ e Armand Dukës me qeverisjen e djathtë.

Gjatë tetë viteve të qeverisjes së majtë nuk ka pasur përplasje direkte politike mes qeverisë dhe presidentit të FSHF-së. Vetëm në një rast, për fondet e rindërtimit të stadiumit të ri kombëtar qeveria dhe FSHF u përfshinë në një ‘luftë të ftohtë’ që duket se ende vazhdon mbi administrimin e ambjenteve brenda e përreth.

Qeveria e majtë ndryshe nga ajo e Berishës kishte më shumë mundësi për të bllokuar Dukën. Nga kandidimi i ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino në zgjedhjet e kaluara, dhe përpjekja për të deligjitimuar disa shoqata enigmë, që sipas tij, vendosën fatin e zgjedhjeve, PS thuajse nuk u përzi fare.

Edhe përpjekje ligjore e Finos në institucionet ndërkombëtare dështoi për faktin e vetëm se ai vinte nga politika dhe kishte të drejtë apo jo, mund të ishte paragjykuar prej tyre.

PS-ja kontrollon prej kohësh të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë në pronësi klubet e futbollit, pjesë e të gjitha kategorive. Presidenti i FSHF-së dhe strukturat drejtuese të futbollit shqiptar zgjidhen me shumicë dërrmuese votash nga asambleja, e përbërë nga një përfaqësues i zgjedhur nga secili klub futbolli.

Kështu që, nëse do të kishte një betejë politike PS-FSHF, Armand Duka thjesht do të priste humbjen me ‘qetësi dhe dashuri’, sipas shprehjes së famshme të Presidentit të Republikës.

Por Armand Duka do të kërkojë në zgjedhjet e Asamblesë, që do të zhvillohen në fillim të muajit mars mandatin e 6-të radhazi në krye të FSHF-së. Si në çdo rast tjetër kur i është dashur fitorja, zhurmën e ka shfrytëzuar me shumë mjeshtëri për të fituar bindshëm.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, qartësisht nuk është përfshirë në një betejë politike me Armand Dukën. Ndoshta sportive, por klubi i tij i Tiranës sado i madh që është, dihet se ka vetëm një votë për të zgjedhur kreun e FSHF-së. Ajo është e barabartë me atë të Domosdovës, të Këlcyrës, Shënkollit apo Luzit.

Paralelisht edhe hetimi i nisur në këtë periudhë për fondet e FSHF-së, nëse ka nisur një i tillë, që të ishte më i besueshëm mund të zhvillohej në çdo kohë tjetër, veçse jo në kohë fushate.

Me vullnetin politik të PS-së, duke qenë se futbolli drejtohet politikisht nga bashkitë e majta, Duka është teorikisht i rrëzuar në çdo kohë.

Beteja në FSHF këtë herë nuk është politike, por pak e zhurmshme, pra, sportive. Ajo duket më tepër si një betejë ekonomike!

Në betejë u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta, i njohur më herët si tifoz i zjarrtë futbolli me ekipet eTiranës, Celtic Glasgow dhe  Poliçanit, teksa i doli kundër Veliajt duke përkrahur Dukën.

Kryeministri Edi Rama vështirë se mund të thotë një fjalë për të ardhmen e Presidentit të FSHF-së, deri në zgjedhje. Kjo për faktin se kreu i qeverisë i ka pasur me kohë (3 vite) votat për të përcaktuar se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm i FSHF-së. Rama ka gjithashtu votat e mjaftueshme për të zgjedhur në këto ditë zgjedhjesh edhe Presidentin e ri të Republikës.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 27/01/2022 00:06

    Po bordin drejtues te soros kur do e hetojne? 3dhe ata ojq apo ojf jane, harxhojne para dhe nuk japin llogari.

    Përgjigju
  • Albania: 26/01/2022 16:25

    Mendoj se duhet hetuar ky personazh i pazendesueshem ne futboll,sepse te tjerat jane vetem llafe boshe. Eshte i ndershem apo hajdut fondesh? Flisni me mire per personazhin thjeshte

    Përgjigju
    • Erzeni: 27/01/2022 09:59

      Dihet se kush do behet krytari ifshf erijon veliaj ose erjon brace

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja