ITALI - Tre shqiptarë me banim në Torino janë arrestuar nga policia italiane për zhvatje. Të arrestuarit janë Dorian Sakja, Viktor Caco dhe Dorina Sakja. Zanafilla e arrestimeve nis nga denoncimi i një 44-vjeçari italian që punonte si pastiçier në ëmbëltoren e 29-vjeçares së arrestuar.

Italiani 44-vjeçar ka punuar në periudhën mars-maj pa kontratë në ëmbëltoren e drejtuar nga Dorina Sakja dhe kjo e fundit i detyrohej një shumë prej 3 mijë euro të prapambetura nga paga.

shqiptaret
(Në foto: Tre shqiptarët e arrestuar)

Më 6 korrik, italiani ka shkuar për të kërkuar paratë e prapambetura por është përballur me kërcënimin e vëllait të shqiptares, Dorian Sakja, 30 vjeç dhe të Viktor Caco, 34 vjeç.

Pasi kanë fikur kamerat e sigurisë, 30-vjeçari e ka kërcënuar italianin me pistoletë të firmosë një dokument të përgatitur ku shkruhej se drejtuesja e pastiçerisë nuk i kishte asnjë detyrim atij.

Dorian Sakja madje ka qëlluar në drejtim të pastiçerit dhe vëllait të 44-vjeçarit që e shoqëronte. Duke i vendosur pistoletën në vesh, pastiçieri është detyruar të bëjë atë që i ka kërkuar shqiptari. 

pasticeria
(Në foto: Pastiçeria që menaxhohet nga shqiptarja Dorina Sakja)


Pas denoncimit të italianit, policia mësymi ëmbëltoren ku gjeti një plumb të mbetur në tavan. Gjithashtu u vërejtën shenja në dysheme që vërtetonin denoncimin e 44-vjeçarit.

Më tej, policia kontrolloi dhe në shtëpinë e Dorianit ku gjeti një krehër pistolete bosh dhe 6 plumba në një kuti. Karabinierët gjithashtu e kanë denoncuar shqiptarin edhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)