Në një kohë kur kriza e energjisë, është kthyer në kryefjalën dhe shqetësim në të gjithë botën, liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Beograd në një konferencë me prani edhe të investitorëve norvegjezë, për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit për investime që do t’i paraprijnë krijimit të një tregu rajonal në këtë sektor.
Kryeministri Rama tha se vetëm bashkimi i tregjeve do të mundësojë të kapërcehen edhe sfida serioze, siç janë pasojat që të gjithë po vuajnë nga lufta në Ukrainë.
“Në këto kohë kaq të vështira ajo që kemi thënë më parë, kur nisëm Ballkanin e Hapur, kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë rajonal, bëhet më e dukshme. Na duhet të rajonalizojmë tregjet tona, duhet të shkojmë përtej tregjeve tona, në të kundërt mbetemi tregje të vogla. Ajo çfarë na duhet për të cilën kemi nevojë, nëse e trajtojmë të izoluar bëhet e kushtueshme, ndërsa duke vepruar në nivel rajonal sidomos për energjinë, mund të kemi një qasje tjetër në treg dhe partneritet të mirë në sektorin privat. Rëndësia e rajonalizimit të tregut të energjisë, që këto tregje të jenë të strukturuara”, tha Rama.
Për presidentin Vuçiç që ishte edhe organizator i takimit, Serbia synon që investimet në fushën e energjië në planin afatgjatë të arrijnë 17-32 miliardë euro me qëllim që të rritet opracionaliteti i industrisë.
“Kjo do të jetë një arsye për rritje, pse kjo është mundësia, përvec problemeve, që të kemi një treg rajonal të qëndueshëm, të ndihmojmë njëri-tjetrin, disa prej nesh kanë prodhime në dimër të tjerë në sezone të tjera. Kjo cështje nuk është me rëndësi vetëm për këtë dimër, por edhe në vazhdim. Ne do të kemi reforma të vështira në ndërmarrjet publike në Serbi, do na duhet edhe një më e vështirë në energji dhe sistemin financiar e fiskal”, tha Vuçiç.
Ndërsa kryeministri i Bosnje Hercegovinës Zoran Tegeltija tha se vendi i tij prodhon më shumë energji nga sa harxhon, duke theksuar se prioritet i wshtw kushtuar projektit tw përbashkët me Serbinë për ndërtimin e një HEC, por që është bllokuar për arsye politike dhe pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
“Ata që duan të bllokojnë procesin, nuk sjellë asgjë të mirëm, vec të keqija. Duhet natyrisht të mbeten pronësi shtetërore objektet për priodhimin e enrgjisë. energjia është e vetmja mënyrë, që të këmi sukses. Burimet e tjera të I energjisë do të shihet me përparësi. Tregu i Bosnjes është i mirë për të ndërtuar energji të rinovueshme”, tha Tegeltija.
Liderët e tjerë të Ballkanit Prrëndimor, kryeministri i Maqedonisë së Verit Dimatr Kovaçevski dhe ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, e vinë theksin tek investimi në energjinë e gjelbër, sic është ajo përmes paneleve diellore, përmes erës apo edhe impianteve fotovoltatike.
Konferenca u zhvillua me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndër-rajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.
Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë për të bashkëpunuar në mënyrë rajonale për tregun energjetik. I pyetur se cili është potenciali që ofron Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama shprehet se po punohet me 2 projekte të reja.
“Do të doja të theksoja rëndësinë e rajobnalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara drejt një harte që ne shpresojmë të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia si model suksesi se si së bashku me vendet e tjera nordike kanë organizuar tregun e energjisë rajonale.
Ka 2 projekte të reja me të cilat po punohet në vendin tonë, njëra është impianti lundrues i energjisë diellore në pjesën e hidrocentralit të Devoll dhe tjetra një sistem pompimi që do të bëjë përdorimin më shumë se 1 herë të ujit që shërben për të prodhuar energji”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencë në Beograd për energjinë e rinovueshme duke thënë se kur veprohet në mënyrë rajonale, është më e lehtë qasja në financime dhe sjell partneritet më të fortë. Po ashtu shpreson se do të vijojë bashkëbisedimi me partnerët norvegjezë për masterplan dhe udhërrëfyes investimesh.
“Kriza energjetike na ka bërë të shkojmë përtej Kufijve. S’ka dyshim se në këtë kohë kaq të vështira, ajo çfarë kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur dhe kur nxitëm për një bashkëpunim më të gjerë bëhet gjithmonë e më e dukshme. Duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt mbetemi ende tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet dhe për të cilën kemi nevojë mund të jetë shumë më tepër e kushtueshme dhe jo vetëm kaq.
Duke vepruar në mënyrë rajonale, ne mund të kemi qasje më të lehtë në financime dhe mund të kemi partneritet më të fortë në sektorin privat. Ishte ditë e rëndësishme kjo e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që bëri të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi me strukturat më të mira.
Shpresojmë që ky bashkëbisedim do të vijojë dhe ne do kemi me vete partnerët norvegjezë për një master plan dhe udhërrëfyes investimesh”, tha Rama
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç në konferencën që po mbahet në kuadër të konferencës Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë në Beograd u shpreh se tashme duhet të ndryshohen zakonet tona dhe të zbatohen reforma duke punuar një mënyrë tjetër.
"Miqtë tanë norvegjezë dhe britanikë kanë qenë të dobishëm. Ata kanë vendosur prioritetet kur bëhet fjalë për atë që duhet të bëjmë," shpjegoi ai.
“Duhet ta bëjmë sa më shpejt, përndryshe do të përballemi me një fatkeqësi të vërtetë. Po flasim për diku rreth 16-7 miliardë euro deri në 32-33 miliardë euro që duhet të investojmë në infrastrukturën energjetike”, theksoi ai.
“Nuk ka asnjë sektor kaq të rëndësishëm, përveç shëndetësisë, si sektori i energjisë”, theksoi presidenti i Serbisë dhe shtoi se do të duhet të ndryshojmë strukturën e sektorit tonë energjetik.
“Ndërsa jemi të gjithë ulur këtu dhe përpiqemi t’i zgjidhim këto probleme, ne e dimë se duhet të përmirësojmë sistemet tona të transmetimit (interkonektorët). Kjo është një mundësi për investimet e huaja, por edhe për të gjithë ne për të rritur normën e rritjes, dhe në të njëjtën kohë do të jetë e vështirë të ruhet stabiliteti fiskal”, tha Vuçiç.
“Parashikohet një deficit buxhetor prej 3,3-3,4 për qind, por gati 45 për qind shkon për furnizimin me energji, gjë që tregon se sa i rëndësishëm është bërë. Edhe sot do të shpenzojmë më shumë se 2,5 milionë euro për këtë”, paralajmëroi ai. ai.
“Kjo do të thotë se do të duhet të ndryshojmë strukturën e sektorit të energjisë, të kemi më shumë burime të rinovueshme dhe jo vetëm. të mbështetemi në qymyrin dhe hidrocentralet, të cilat nuk do t'i bëjmë sot e nesër, por në të ardhmen do të duhet patjetër t'i hedhim në tregun ekonomik, pa qenë çmimet kategori sociale për politikanët”, tha Vuçiç.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Beograd në kuadër të konferencës Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike. Kreu i qeverisë ka publikuar në rrjetet zyrtare edhe foton nga takimi.
I vetmi qe i ka shku perhere nga mrapa cdo problematike qe ka pasur vendi jone
PërgjigjuVetem se bashku jemi me te forte ne kete koh
PërgjigjuKemi kushte shume te favorshme klimatike per te shfrytezuar energjine e diellit dhe eres dhe te plotesojme nevojat energjitike
PërgjigjuShpresoj te kemi sa me bashkpunim e projekte te perbashketa qe ta kalojme sa me lehte kete krize
Përgjigju