Zhvillohet edicioni i 11 i festivalit folklorik në Lushnjë, aktiviteti kombëtar i valles u mbajt në 24 e 25 qershor

U zhvillua për të 11-tin vit radhazi Festivali Folklorik Tipologjik i Valles popullore Kombëtare në qytetin e Lushnjës Artistë të muzikës së folklorit dhe valles u bënë bashkë në një mbrëmje të vërtetë festive për artëdashësit. 

E kthyer në një traditë të përvitshme nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale grupet konkurruese pjesëmarrëse nga 12 qarqe të vendit  si Gjirokastra, Finiqi, Kolonja,  Devolli, Tirana e Kurbini, Kukësi, Dibra, Berati mbushën sheshin qendror të qytetit.

I ftuar ishte dhe Kreu I Bashkisë Lushnjës Fatos Tushe I cili e quajti Festivalin një vlerë të shtuar për ruajtjen trashëgimisë dhe identitetit kulturor.

“Spektatori artëdashës Lushnjar ka fatin të shijojë vlerat estetike të lëvizjes së valltarëve, të muzikë popullore dhe mbi të gjitha interpretimin artistik të festivalistëve. Vallja dhe kënga popullore janë pjesë e identitetit tonë kulturor, i cili na dallon dhe na lidh me popujt fqinj, na bën të jetojmë në paqe dhe harmoni dhe është një element integrues", thotë kryetari I Bashkisë Lushnje Fatos Tushe.

Prezantuar çdo vit me risi interpretime të larmishme, edhe sivjet Festivali Folklorik Tipologjik i Valles popullore Kombëtare do të vij për dy net në sheshin qendror të Lushnjës ku veç këngëve e vallet më të mira të qyteteve shqiptare nuk do të mungojë në fund edhe ndarja e çmimeve për pjesëmarrësit. 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja