Zhvillohet ndryshe prej pandemisë, nis ndërtimi i skenës së Eurovisionit

Holanda ka nisur përgatitjet për organizimin e festivalit europian të këngës “Eurovision Song Contest” ndërsa sot ka nisur ndërtimit i skenës në Rotterdam.

Organizatorët kanë lejuar sot gazetarët që të hynë brenda arenës “Ahoy” në Rotterdam për të parë nga afër fillimet e punës për ndërtimin e skenës së festivalit. Në këtë skenë do të ngjiten përfaqësuesit e 39 shteteve nga Europa, Izraeli dhe Australia.

Për shkak të pandemisë bashkë me ndërtimin e skenës, pranë saj është ngritur edhe qendra e testimit për COVID-19. Për të parandaluar përhapjen e pandemisë, gjitha ekipet dhe gazetarët para se të hyjnë në arenë duhet t’i nënshtrohen testimit.

Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhela Peristeri e cila fitoi edicionin e 59-të të Këngës.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin