TIRANË, 28 Shtator /ATSH-Gjergji Mima/ - Tryeza e katërt e Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri - BE, pritet të zhvillohet nesër në Tiranë me pjesmarrjen e Komisionerit për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Evropiane, Stefan Fyle dhe Kryeministrit Edi Rama.
Kjo tryezë do të jetë e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin qershor, kur u mbajt edhe tyreza e tretë.
Lidhur me bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin Dialogut të e Nivelit të lartë kësaj here, ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ka theksuar në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, "takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin. Do të diskutohen të gjitha arritjet, që ka pasur vendi. Do të diskutohet vazhdimësia e reformës në drejtësi që është një nga pikat kryesore, por edhe vendimmarrja deri në hapjen e negociatave".
Në tryezën e nesërme ka konfirmuar pjesmarrjen e saj edhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e cila ka bërë të ditur se bashkë me dy kolegët e saj demokrat, do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE.
Ajo është shprehur se gjatë këtij takimi do të bëhen prezente problematikat dhe arsyet e qëndrimit jashtë parlamentit të opozitës.
Dialogu i Nivelit të Lartë me BE zhvillohet për të parë ecurinë e 5 prioriteteve që i janë lënë Shqipërisë për integrimin, ku sipas Bregut reforma në drejtësi do të jetë edhe pika kyçe për hapjen e negociatave.
/Shqiptarja.com