TIRANE- Zyrtarë të një komune në Tropojë, që zhvillonin tendera fiktivë dhe vidhnin paratë e buxhetit të shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tropojës. Pothuajse të gjithë punonjësit e komunës Tropojë-Fshat janë vënë në pranga, pasi janë të dyshuar për korrupsion në tendera. Siç njoftohet nga Tropoja, të arrestuarit janë kryetari i komunës, Ramë Kortoçi, shefi i financës, Man Malaj dhe tekniku i ndërtimit Zeqir Hyka. Ndërkohë në pranga kanë rënë dhe shtetasit Zeqir Hykaj, teknik ndërtimi në komuna Tropojë e Vjetër, Resmi Mulaj sekretar, Fitim Peci sektori i Pyjeve dhe Sami Isufi administrator i firmës “Besimi”.
Prokuroria ka regjistruar hetimin në Shkurt 2014, pas një kallëzimi të Komisariatit të Policisë Tropojë. Nga ana e seksionit kundër krimit financiar në këtë Komisariat janë siguruar informacione se nga ana e zyrtarëve dhe punonjësve të Komunës Tropojë e Vjetër janë kryer veprime të kundraligjshme duke xhiruar shuma lekësh subjekteve private të cilat kanë fituar prokurimet me blerjet e vogla të realizuara on-line nga Komuna Tropojë e Vjetër gjatë vitit 2013 për investime dhe shërbime mirëmbajtje, shumë të cilat nga ana e zyrtarëve të komunës u janë xhiruar nga komuna subjekeve private pa u kryer akoma punimet në terren sipas objeketeve përkatëse.
Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se zyrtarët lokalë, kanë kryer pagesat e plota për llogari të shoqërisë “Besimi”, duke i konsideruar 6 punime infrastrukturore të përfunduara, ndërkohë që nga verifikimi në terren rezulton se këto punime nuk kanë filluar ose nuk kanë përfunduar. Pagesat për shoqërinë “Besimi”, e cila ka fituar tenderin për këto punime, janë kryer duke fallsifikuar dokumentat dhe me shpërdorim detyre. Objektet, për të cilat janë bërë pagesat e plota, por që nuk kanë përfunduar, janë në total gjashtë.
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com