Zhvlerësimi i euros, më pak të ardhura për bizneset! Dhoma e Tregtisë Lezhë: Të ndërhyjë Banka e Shqipërisë

1 euro sot këmbehet me 108 lek dhe u bënë disa ditë që monedha evropiane është në pikiatë.  Biznesmenët ankohen se zhvlerësimi i euros jep ndikim negativ në ekonomi sepse mallrat dhe shërbimet tregtohen në monedhën evropiane dhe kostot janë në lek. Kjo sjell më pak të ardhura sektorin e turizmit dhe ndërtimit, që janë degët kryesore të ekonomisë në qarkun e Lezhës.

“Është problem shqetësues sepse ne bëjmë shumë transaksione në euro dhe pastaj pagesat i bëjmë në lek dhe konvertimi i euros në lek është katastrofë. 1 në 4 euro hyn në mënyrë informale dhe kjo e ka sjell zhvlerësimin e euros. Sektori i eksportit është më i godituri për shkak të kontratave me të huaj”, tha PASHK PALOKA KRYETAR I DHOMES SE TRAGTISE LEZHE

Nevoja për ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë është e madhe thonë sipërmarrësit, pasi po dëmtohet prodhimi vendas dhe investimet.

“Duhet të ndërhyjë qeveria por s’ka interes për ta bërë sepse e ka lekun e fortë dhe likuidon sa më borxhe. Por qeveria duhet të konsultohet shumë me grupet e bizneset. Qeveria mund të ndërhyjë bashkë me Bankën e Shqipërisë për të zhvlerësimin e lekut”, tha Zef Shtjefni, Eskportues. 

“Banka qendrore e ka me ligj për të siguruar kursin e monedhës vendase. E dyta duhet të na rimbursojë qeveria sepse kemi vështirësi sidomos në dhënien e pagave”, tha DRINI ZUSI EKSPORTUES

Sipas përllogaritjeve mbi 200 milion euro pritet që të impaktohen në ekonominë e Lezhës gjate 3 muajve në vijim, por do të mungojnë më shume se 30 miliardë lek me pak vetëm nga zhvlerësimi i euros.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mario: 16/06/2023 17:14

    kerkesa eshte e drejte por banka e shqiperise i ka duart e lidhura me fort se qeveria per shkak te nivelit te larte te botxhit afatmesem te qeverise e cila duhet te gjej nje formule me fleksibel rimbursimi per eksportuesit e medhenj ne valuten e perdorur ne transaksione nepermjet ministrise se financave nje kompensim me i drejte duke futur me shume euro per kostot shtese operacionale te krijuara nga fuqizimi i lekut

    Përgjigju
    • Hahaha: 16/06/2023 20:40

      Po pse sillka renie te te ardhurave renia e euros!? Ne Shqiperi monedhs zyrtare eshte Leky pse shesin me Euro keta biznesmenet!? Nese shesin me leke nuk ka efekt negativ. Banka e Shqiperise eshte e mbaruar vec me delinkuente qokash te politikes

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr