Zhytësi Olimpik, Peter Waterfield, i cili kishte marrë pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012, realizoi një numër të veçantë dhe të rrezikshëm në 'Britain Got Talent'. Peter u hodh nga një lartësi 15 metra në një pishinë vetëm 3 metra të thellë dhe sikur të mos mjaftonte kjo, ai i kishte vendosur flakën vetes.
"T'i vendos flakën vetes është diçka e re që nuk e kam bërë kurrë më parë. Ajo që më shqetëson më shumë është fakti që 6 muaj më parë kam bërë një transplant për flokët pasi më ishin "zhdukur" plotësisht dhe nuk dua të ndodhë diçka e tillë", sqaron Peter.
Zhytësi 32-vjeçar tregon se ishte shumë i frikësuar pas një shfaqeje që kishte dhënë për 'Britain Got Talent'. Ai thotë se ishte i tmerruar që do të hidhej në pishinë nga një lartësi prej 15 metra. Vitin e kaluar në Lojërat Olimpike, ai dhe partneri i tij Tom Delay, fituan vendin e katërt për hedhje të sinkronizuar në pishinë nga 10 metra lartësi.
"Supozohej që unë të hidhesha nga 8 metra lartësi, por aksidentalisht u ngjita në 15 metra. Lartësitë e mëdha i kam frikë sepse diçka mund të shkojë keq dhe përfundoj në spital", tha Waterfield.
Zhytësi Olimpik gjithashtu sqaroi se thellësia e pishinës në 'Britain Got Talent' ishte shumë e vogël duke patur parasysh faktin që hidhej nga 15 metra lartësi.
"Në një pishinë të thellë 5 metra, mund të hidhesh sepse nuk mund të prekësh në fundin e saj. Por, në 'Britain Got Talent' pishina ishte vetëm 3 metra e thellë, gjë që e bën shumë të rrezikshme".
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com