TIRANË – Auron Tare, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, thotë për ATSH-në se, një nga anëtarët e qendrës së zhytjeve për kërkime nënujore pranë kësai agjencie, zbuloi në ujrat detare  greke 22 anije të mbytura në periudhën antike.

Në bordet e anijeve janë gjetur amfora të kësaj periudhe si dhe sende të tjera me vlerë historike për kohën kur janë mbytur.

Historianët po bëjnë studimin kohor të ndërtimit të këtyre anijeve si dhe shkakun e mbytjes së tyre.

Ata do të mbajnë lidhje të vazhdueshme me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, për të pasur një informacion më të detajuar në vazhdim të procesit studimor. /ATSH/