TIRANE- Një zjarr i përmasave të vogla ka përfshirë një pjesë të Malit të Dajtit në Tiranë, në Priskë, por nuk ka shkaktuar ndonjë dëm të madh. Ngjarja është shënuar në orët e pasdites së djeshme, ndërsa forcat e policisë dhe banorët e zonës mundën që ta shuanin brenda një kohe tepër të shkurtër. Efektivët e Komisariatit Nr.4 kanë shoqëruar 3 persona, ku 2 janë bashkëshortë.
 
Bashkëshortët Nurije Hysa 50 vjeç dhe Osman Hysa 55 vjeç, u arrestuan për zjarrvënie të qëllimshme.
 
Zjarri është vënë për të hapur kullota. Burime pranë zjarrfikëseve thanë se banorët e zonës pranë Parkut Kombëtar të “Dajtit” lajmëruan për një zjarr, por që vetë ata e kanë shuar. Nga zjarri janë djegur disa shkurre, ndërsa nuk është shënuar ndonjë dëm tjetër.
 
Policia ka kryer veprimet e para hetimore, ndërsa dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)