Një vatër zjarri ka shpërthyer në Nënstacionin elektrik të Ersekës, si pasojë e të cilit ka mbetur pa energji elektrike e gjithë zona e Kolonjës.
Sipas të dhënave të para, bëhet e ditur se zjarri ka rënë në një transformator i cili bën të mundur përcjelljen e energjisë dhe shkak është bërë ngarkesa e madhe e krijuar në rrjet.
Elektricistët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për neutralizimin e vatrës dhe më pas shuarjen e flakëve të zjarrit.
Sipas raportimeve të para, dyshohet se dëmet e shkaktuara kanë qenë të mëdha, pasi flakët e zjarrit kanë djegur shumë pajisje, konkretisht çelësin kryesor të fidrit numër 9 i ngarkesës 10 mijë volt.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot rreth orës 12:00, ka ndodhur një avari në nënstacionin e Ersekës, si pasojë e djegies së një fidri.
Përmes një njoftimi OSHEE-ja bën të ditur se me ndërhyrjen e zjarrfikëseve është shuar zjarri dhe po punohet për rikthimin e energjisë në zonat e mbetura pa furnizim.
Si pasojë e kësaj avarie, pa energji kanë mbetur bashkia Ersekë, Leskovik, Qendër, Mollas, Novoselë, Barmash, "Çlirimi, Vithkuq. Gjithashtu pa energji mbetet dhe HEC-et "Treska 3", Langaricë
Gre.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com