
Ministri i Brendshëm ukrainas, Igor Klymenko, në Telegram shkroi se një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të Kievit në një magazinë në qendrën e kërkimeve shkencore mjekoligjore të Ministrisë së Brendshme të Ukrainës. Ai tha se disa njerëz mbetën të plagosur.
“Sipas informacioneve paraprake fillestare, ekspertët po kryenin kqyrjen e lëndëve shpërthyese dhe fatkeqësisht ka ndodhur një shpërthim. Ka lëndime në mesin e punonjësve”, shkroi ai.
Hetuesit e rendit po punojnë në vendngjarje.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në Chernihiv, 7 viktima dhe 129 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë








