Zjarr në Dhërmi, era favorizon përhapjen e flakëve drejt banesave të Gjilekës (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë mesdite në Dhërmi.

Zjarri ka rënë në një kodër në fshatin Dhërmi, ndërsa era e fortë në zonë favorizon përhapjen e flakëve drejt banesave të zonës së Gjilekës, ku janë 30 banesa që rrezikohen nëse zjarri përparon.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje, ndërsa në ndihmë të tyre janë edhe banorët e fshatit Dhërmi të cilët me mjete rrethanore po ndihmojnë për izolimin e zjarrit dhe mospërhapjen e mëtejshme të flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, flakët jabnë pranë banesave teksa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e tyre.

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

 

Përveç Dhërmiut ku zjarri rrezikon disa banesa në Gjilekë, flakët e zjarri kanë shpërthyer edhe në Llogara.

Edhe atje kanë shkuar zjarrfikës për shuarjen e flakëve.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili forcat zjarrfikëse janë në vendngjarje, teksa zjarri është shumë i madh.

Ora 17:50
Zjarri në Dhërmi, helikopteri vjen në ndihmë për shuarjen e flakëve nga ajri

 

Një zjarr ka përfshirë një kodër në fshatin Dhërmi mesditën e sotme. Zjarri rrezikon disa banesa në zonën e Gjilekës.

Në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorëve në terren të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve ka ardhur dhe një helikopter që po tenton të fikë zjarrin nga ajri, siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet