LAC - Një banesë në qytetin e Laçit, është përfshirë sot nga flakët ku si pasojë e tymit në banesë ka humbur jetën duke mbetur e asfiksuar 73-vjeçarja Gjestina Peraj.
 
Nga hetimet e policisë rezulton se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse elektrike e harruar ndezur. Forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e tij. 
 
Mësohet se 73-vjeçarja jetonte vetëm në katin e 3 të një pallati.
 
Ndërkohë edhe në Shkodër, është shënuar një incident ku në një banesë kanë shpërthyer dy bombola gazi. Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi i bombolave nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)