Një zjarr ka rënë sot në kodrat me ullishte në Gorishovë të njësisë administrative Cakran, Fier.
Flakët e favorizuar nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë me shkurre, ullishte dhe masiv pyjor.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse të cilët punojnë në terrenin e thyer.
Zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe fatmirësisht nuk ka rrezik.
Vetëm një ditë më parë një zjarr masiv ra në kodrat e Kreshpanit, duke shkrumbuar rreth 2000 rrënjë ullinj dhe djegur një sipërfaqe të kondiderueshme me bimësi.











Komente
Komento