TIRANË - Një shkëndijë elektrike në godinën e Laboratorit qendror të Kriminalistikës që gjendet tek Garda e Republikës ka djegur telat që furnizojnë me ndriçim këtë ndërtese. Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, si pasojë e kësaj mase elektrike është djegur njëri prej neonëve të ndriçimit në një nga shesh pushimet e katit të dytë të laboratorit kriminalistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 minuta të mëngjesit të së enjtes dhe policia sqaron se asnjë nga laboratorët nuk është dëmtuar nga zjarri.
"Përveç djegies së neonit dhe telave që furnizojnë me energji neonin në shesh pushim nuk ka asnjë dëmtim tjetër. Asnjë prej sallave të laboratorit nuk është prekur nga zjarri", thuhet në njoftimin e policisë.
Por i pari që dha lajmin për këtë incident në Laboratorin Shkencor të Policisë ishte lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili hodhi dyshime për një zjarr të qëllimshëm për të shkatërruar sipas tij, provat në lidhje me drogën e konfiskuar nga policia në disa operacione të fundit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryedemokrati Basha shkruan se është njoftuar nga oficerët e policisë se zjarri ishte i qëllimshëm, madje ai akuzon se policia po tenton ta fshehë këtë ngjarje.
"Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policise se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal", - shkruan në Facebook kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ne laboratorin kriminalistik analizohen te gjitha provat, si arme, shenja gjishtash e te tjera, qe oficeret e policise gjyqesore sekuestrojne ne nje vendngjarje.
Njoftimi zyrtar i Policise se Shtetit
Rreth orës 02.15 minuta në Drejtorinë e Policisë Shkencore (godina e dytë Laboratorit Qendror të Kriminalistikës) e cila ndodhet brenda territorit të Gardës së Republikës, u konstatua një vatër zjarr.
Menjëherë u njoftua Salla operative e Policisë së Tiranës dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët ndërhynë për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit. Ndërkohë u njoftua zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe në vendngjarje mbërriti Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Tiranës. U krijua grupi hetimor nën drejtimit e Prokurorit, me përbërje të ekspertëve të fushës, si: ekspertë të OSHEE-së, të shërbimit zjarrfikës, oficerë të Policisë gjyqësore të Komisariatit nr.2, si edhe specialistë të Hetimit të Krimit të SHÇBA-së.
Grupi hetimor po vijon veprimet për gjetjen dhe zbulimin e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht, grupi hetimor mendon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike në një kabëll në katin e dytë të godinës, në korridor.
Ndërkohë vijojnë verifikimet, në përfundim të të cilave do bëhen me dije shkaqet e zjarrit".
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com